LAJMI I FUNDIT:

Ja kush është gruaja që mashtroi Emiljano Shullazin në 2007-ën, për 150 mijë euro (Foto)

Ja kush është gruaja që mashtroi Emiljano Shullazin në 2007-ën, për 150 mijë euro (Foto)

Emiljano Shullazi, personi që në mesin e veprave penale, akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për kërcënim ndaj biznesmenëve duke i marrë atyre përmes kanosjes pasuri të shumta, është mashtruar nga një grua në vitin 2007.

Bëhet fjalë për Albana Lazen, një 35-vjeçare që duke premtuar se ishte e afërt me një prokuror, arriti të mashtronte disa nga emrat më të përfolur në proceset gjyqësore të kohës duke u marrë atyre shuma të mëdha.

Ajo premtonte lirimin nga burgu në këmbim të shumave të mëdha të parave.


Albana Laze u arrestua në 17 tetor 2007.

Por si ra Emiljano Shullazi pre e mashtrimit të saj?

Laze u premtoi familjarë të Emiljano Shullazit dhe të Genc Ferhatit se do t’i nxirrte ata nga burgu nëse paguanin 150 mijë euro.

Albana Laze u shpall fajtorë në vitin 2009 dhe u dënua nga Gjykata e Tiranës me 12 vjet burg për akuzat e mashtrimit në shuma të mëdha dhe shpifjes për shkak të detyrës.

Një vit burg ai e mori për akuzën e shpifjes ndaj zyrtarëve pasi sipas Gjykatës, përdorte emrin e disa juristëve për të mashtruar personat që u premtonte lirinë

Më vonë emri i saj u zhduk nga qarkullimi deri në vitin 2011 kur Gjykata e Lartë e riktheu çështjen sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë.
albana-laze2_1461096902-5885280
albana-laze-ne-gjyq_1461096903-7512151
albana-laze_1461096903-5845900