Izraelitët e kaluan natën në strehimore

Pas sulmeve me raketa nga Irani, shumë banorë në qytete izraelite si Tel Aviv, Haifa dhe Bat Yam kaluan natën në strehimore.
Alarmet e sulmit ajror vazhduan të binin gjatë natës, duke krijuar një atmosferë tensioni dhe frike, përcjell Telegrafi.
Pamjet tregojnë qytetarë që kërkojnë strehim në hapësira të mbrojtura, ndërsa shërbimet e shpëtimit janë në terren për të ndihmuar viktimat dhe për të kërkuar të mbijetuarit nën rrënoja.
Bëhet e ditur se raketat iraniane goditën disa vende në Izraelin verior, duke vrarë tetë persona.
Ndryshe, ushtria izraelite e ka paralajmëruar Iranin që të evakuojë menjëherë “fabrikat e prodhimit të armëve ushtarake”, me shumë gjasa duke sinjalizuar sulme të reja.
Avichay Adraee, zëdhënës ushtarak, e postoi paralajmërimin në platformën sociale X në persisht. /Telegrafi/










































