Sulmi izraelit në kryeqytetin libanez, Bejrut vrau një komandant të lartë të Hezbollahut.
Komandanti i operacioneve, Ibrahim Aqil u vra gjatë sulmeve izraelite në periferi të qytetit, shkruan skynews.
“Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë eliminuar Ibrahim Aqil, kreun e sistemit operativ të Hezbollahut dhe komandantin aktual të Forcës Radwan, si dhe udhëheqësin e planit të Hezbollahut për të pushtuar Galilenë”, njoftoi ushtria izraelite.
“Aqil dhe udhëheqësit që u eliminuan ishin ndër planifikuesit e planit të Hezbollahut për të sulmuar Galilenë, që kishte si qëllim të sulmonte qytetet e Galilesë dhe të vriste civilë në një mënyrë të ngjashme me atë që terroristët e Hamasit kryen më 7 tetor”, shtoi deklarata.
Thuhet se Aqil e kishte nisur karrierën në organizatë në vitet 1980 dhe ishte përgjegjës për sistemet operative të grupit që nga viti 2004.
“IDF do të vazhdojë të veprojë për të degraduar kapacitetet e Hezbollahut, për ta goditur atë dhe për të vepruar në të gjitha frontet për të mbrojtur qytetarët e Izraelit”, përfundon deklarata.
Edhe Hezbollahu ka konfirmuar se komandanti i lartë ushtarak është vrarë në një sulm ajror izraelit, raporton skynews.
Kujtojmë se SHBA-të kishin ofruar një shpërblim prej 7 milionë dollarësh për informacionin rreth Aqilit, i cili tha se ishte “anëtari kryesor” i grupit që bombardoi ambasadën amerikane në Bejrut në vitin 1983, duke vrarë 63 persona dhe kazermat e Korpusit të Marinsave të SHBA-së në të njëjtin vit, duke vrarë 241 personel amerikanë.
Ndryshe, tetë persona të vdekur dhe 59 të tjerë të plagosur ishte bilanci i sulmit të fundit të Izraelit në Liban, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Kjo ishte hera e dytë në më pak se dy muaj që Izraeli ka vënë në shënjestër një komandant të lartë të Hezbollahut. Në muajin korrik, një sulm ajror izraelit vrau Fuad Shukr, komandantin më të lartë ushtarak të grupit militant. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Ukraina do të nisë punën për finalizimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në, thotë kryetari i Parlamentit

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë