Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Në qendër të egërsisë së fundit vdekjeprurëse në Lindjen e Mesme, shtrihet dështimi për të ndalur luftën në Gazë. Vrasja në Teheran e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, do të shënohet në Izrael si thjesht hakmarrje për mizoritë e 7 tetorit. Por, ekstremistët islamikë në Iran dhe grupet militante në të gjithë botën arabe, do ta shohin si dëshmi të mëtejshme të besimit të tyre se shteti i Izraelit është kërcënim të cilin me çdo kusht duhet shkatërruar.
Dhe, kështu, urrejtja, dhuna dhe mjerimi do të vazhdojnë në mënyrë të shfrenuar dhe, sipas të gjitha gjasave, do të përkeqësohen dhe do të përhapen. Vetëm për shkak se ky cikël vrastar është i njohur, kjo nuk do të thotë se nuk mund të përshpejtohet. Pak pjesë të Lindjes së Mesme – Libani, Siria, Iraku, Jemeni, Egjipti, Jordania – u kanë shpëtuar pasojave toksike të konfliktit të Gazës. Në Uashington dhe në Britani, politika e brendshme është tronditur nga egërsia dhe mjerimi. Pafuqia e OKB-së ekspozohet për çdo ditë në mënyrë poshtëruese. Askush nuk është imun ndaj këtij helmi.
Do të ishte mirë nëse Haniyehu – së bashku me udhëheqësit e Hamasit që janë në Gazë – do të përballej me gjyq në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GjNP) dhe do të detyrohej të përgjigjej për krimet e veta. Tani kjo nuk mund të ndodhë. Në vend të kësaj, Izraeli edhe një herë e ka kërkuar “drejtësinë” përmes vrasjeve jashtëgjyqësore. Vetëm në prill, sulmi i fshehtë izraelit në konsullatën e Iranit në Damask, vrau një gjeneral të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike – dhe e solli rajonin në prag të luftës gjithëpërfshirëse. Ka pasur shumë vrasje të ngjashme.
Njeriu që mbikëqyr këto vrasje, Benjamin Netanyahu – kryeministri i Izraelit dhe arkitekti kryesor i fushatës së vazhdueshme gjenocidale kundër civilëve palestinezë në Gazë – duhet të detyrohet të përgjigjet edhe për krimet e veta. Kryeprokurori i GjNP-së po përpiqet që kjo të ndodhë, pavarësisht kundërshtimit të ShBA-së. Por, ka pak shenja se do të ndodhë. Duke pasur parasysh shembullin që ai jep, gjasat janë që vetë Netanyahu do të bëhet shënjestër e vrasësve.
Vrasja pothuajse e njëkohshme e raportuar të martën e komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukur – në një sulm ajror izraelit në Bejrutin jugor – do të ndihmojë që spiralja e tatëpjetës e Lindjes së Mesme, të vazhdojë përshpejtimin drejt shkatërrimit. Edhe një herë, lufta Izrael-Hamas është ai faktori shtytës. Sulmi ishte hakmarrje për sulmin e dyshuar raketor të Hezbollahut – në fundjavën e kaluar – gjatë të cilit u vranë 12 të rinj.
Megjithatë, Gaza tani është arsyeja kryesore se pse Hezbollahu po gjuan raketa në territorin e kontrolluar nga Izraeli. Udhëheqësi i organizatës, Hassan Nasrallah, ka qenë relativisht i përmbajtur që nga 7 tetori, duke pasur parasysh burimet e mëdha ushtarake të cilat i ka në dispozicion. Nasrallahu thotë se sulmet ndërkufitare do të ndalen kur të ketë armëpushim në Gazë. Vrasja e Haniyehut, e zyrtarit të lartë dhe negociatorit vendimmarrës të Hamasit, armëpushimin e tillë e bën edhe më pak të mundshëm, të paktën në afatin e shkurtër. Vrasja e Shukurit është një tjetër provokim i rrezikshëm.
Vlen gjithashtu të theksohet se mes rrëmujës së shpeshtë të dërrmimit nga tmerret e përditshme, sipas zyrtarëve libanezë u vranë dy fëmijë dhe 74 persona u plagosën në sulmin ajror në Bejrut. Por, përsëri, për muaj të tërë forcat izraelite kanë vrarë fëmijët e Gazës – pa u ndëshkuar. OKB-ja e vlerëson totalin në 15 mijë të vdekur. Dy vdekje të tjera pothuajse nuk regjistrohen (përveç nga prindërit dhe familjet).
Nuk është se Izraeli është i verbër ndaj pasojave më të gjera, për rolin që ka në këtë qark të pafund vicioz. Por, thotë se fajin e kanë të gjithë të tjerët. “Agresioni i vazhdueshëm i Hezbollahut dhe sulmet brutale po e tërheqin popullin e Libanit dhe të gjithë Lindjen e Mesme në një përshkallëzim më të gjerë”, tha një zëdhënës ushtarak. “Derisa ne preferojmë të zgjidhim armiqësitë pa luftë më të gjerë, IDF-ja [Forcat Mbrojtëse të Izraelit] është plotësisht e përgatitur për secilin skenar”.
Lufta më e gjerë të cilën Izraeli “preferon” të shmang, në fakt tashmë është duke u ndezur. Këtë muaj – pas një sulmi me dron në Tel Aviv nga militantët shiitë huti të mbështetur nga Teherani – Izraeli në mënyrë të përsëritur bombardoi portin Hudaida të Jemenit në Detin e Kuq. Netanyahu, përgjigja e të cilit për pothuajse çdo problem është dhuna ekstreme, mburrej se bombardimi “ua bën të qartë armiqve tanë se nuk ka vend të cilin nuk do ta arrijë dora e gjatë e shtetit të Izraelit”. Kjo goxha dukej si shpallje lufte, për të gjithë rajonin. Megjithatë, kjo është lufta të cilën Izraeli në fund të fundit nuk mund ta fitojë.
Edhe një herë, hutët thanë se Gaza është arsyeja kryesore se pse ata po e sulmojnë Izraelin dhe transportin në Detin e Kuq – sulme që kanë tërhequr ShBA-në dhe Britaninë në veprime të rrezikshme ushtarake. Nëse ka armëpushim, pretendojnë ata, sulmet e tyre do të ndalen. Kjo nuk është kërkesë radikale. Ky është i njëjti armëpushim i sugjeruar për Gazën, i mbështetur teorikisht nga ShBA-ja, Britania, BE-ja dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Ky është i njëjti armëpushim të cilin prej muajsh e kërkojnë miliona njerëz në botën arabe, në Evropë dhe në ShBA. Ky është i njëjti armëpushim që ende – ende – nuk po ndodh.
A do të përgjigjet drejtpërdrejt Irani i poshtëruar për vrasjen e Haniyehut? A do të përshkallëzohet Hezbollahu? A do të zhytet Izraeli i përçarë – reputacioni i të cilit vazhdon të shpërfytyrohet më tej nga torturat dhe abuzimet e dyshuara seksuale të të burgosurve palestinezë – drejt shpërbërjes kombëtare teksa të zellshmit e së djathtës ekstreme, të mbështetur nga ministrat e Netanyahut, mësyjnë bazat e ushtrisë për të liruar abuzuesit e supozuar? Me shumë gjasa po. Asnjë rezultat nuk është i pamundshëm në rajonin ku faqe për dreq faqe digjen të ashtuquajturat rregulla të lojës të cilat deri tani parandalonin flakërimin gjithëpërfshirës.
Njerëzit thonë se Lindja e Mesme është e ndërlikuar. Është. Ata thonë se nuk ka përgjigje të duhur. Kjo mund të jetë e vërtetë. Por, pavarësisht raketave, Gaza nuk është shkencë raketore. Nuk është aq e komplikuar. Ndaleni luftën. Ndaleni vrasjen. Shpëtoni fëmijët. Pajtohuni për një armëpushim dhe lironi pengjet. Dhe, pastaj, të gjitha problemet e tjera, ndonëse nuk largohen, mund të bëhen pak më të lehta për t’u menaxhuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBarcelona ia cakton çmimin e largimit yllit të skuadrës, ai do të largohet në janar
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën