Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë goditur caqe të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës më 1 dhjetor, pak pasi përfundoi armëpushimi njëjavor, tha ushtria.
Sulmet ajrore kanë goditur jugun e Gazës, përfshirë komunitetin Abasan në lindje të qytetit Han Junis, tha Ministria e Brendshme në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Një sulm tjetër ka goditur veriperëndimin e Qytetit të Gazës.
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Rripin e Gazës, teksa qielli i këtij territori palestinez është mbuluar nga tymi i zi.
Në Izrael, sirenat për sulme janë dëgjuar në zonat afër Gazës që sugjerojnë se Hamasi po ashtu ka rinisur sulmet e tij.
Ushtria izraelite njoftoi për rinisjen e sulmeve vetëm 30 minuta pasi përfundoi armëpushimi në orën 07:00, sipas kohës lokale.
Më herët gjatë të premtes, Izraeli akuzoi Hamasi se kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit, përfshirë hedhjen e raketave nga Gaza drejt Izraelit.
Ndërprerja e luftimeve nisi më 24 nëntor, dhe fillimisht armëpushimi ishte paraparë të zgjaste katër ditë. Por, ai u vazhdua edhe për disa ditë të tjerë me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit.
Gjatë armëpushimit njëjavor, Hamasi dhe militantë të tjerë në Gazë liruan mbi 100 pengje, shumica e të cilëve izraelitë, në këmbim të lirimit të 240 palestinezëve që gjendeshin në burgjet në Izrael.
Pothuajse të gjithë të liruarit ishin gra dhe fëmijë, por fakti që mbetën vetëm pak pengje të tilla në Gazë ndërlikoi arritjen e një marrëveshjeje për zgjatjen e armëpushimit.
Hamasi, që kontrollon Gazën që 16 vjet, ka pritur të përfitojë më shumë nga lirimi i pengjeve të mbetura, veçmas për ushtarët izraelitë. Afër 140 pengje vazhdojnë të jenë në Gazë, ndërkaq mbi 100 u liruan në bazë të marrëveshjes së armëpushimit.
Katari dhe Egjipti, që kanë qenë ndërmjetësuesit kyçë, synuan që të zgjasnin armëpushimin edhe për dy ditë të tjera.
Izraeli po përballet me presion në rritje nga aleatja e tij kryesore, SHBA-ja, për të bërë më shumë në mbrojtjen e civilëve palestinezë pas rinisjes së sulmeve ndaj Hamasit.
Një ditë më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe zyrtarë të tjerë të lartë gjatë vizitës së tij të tretë në rajon që nga nisja e luftës dy muaj më parë.
Përderisa tha se kishte shpresë se armëpushimi do të mund të zgjatej, më 30 nëntor Blinken po ashtu deklaroi se nëse Izraeli rinis luftën dhe kryen sulme në jug të Gazës në ndjekje të Hamasit, duhet ta bëjë këtë “në përputhje me ligjin humanitar ndërkombëtar” dhe “duhet të ketë një plan të qartë” për të mbrojtur civilët.
Izraeli kishte thënë se do të mbante armëpushimin deri kur Hamasi të ndalonte së liruari pengje dhe ishte zotuar se do të riniste fushatën për të shtypur Hamasin, edhe pse administrata e presidentit amerikan, Joe BIden, ka thënë se nëse Izraeli rinis sulmet, duhet t’i kryejë ato me precizitet të lartë.
Shumica e popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës tani gjendet në jug dhe nuk ka kah të ikë, duke ngritur pyetje se si ofensiva e Izraelit mund të shmangë humbje të mëdha në mesin e civilëve.
Në përgjithësi, 83 izraelitë, përfshirë persona me shtetësi të dyfishtë, u liruan gjatë armëpushimit. Edhe 24 pengje të tjerë – 23 tajlandezë dhe një filipinas – u liruan, përfshirë edhe disa burra.
Është e paqartë se në mesin e pengjeve të mbetura në Gazë sa prej tyre janë gra e sa ushtarë.
Izraeli ka thënë se afër 125 burra janë ende duke u mbajtur peng.
Para armëpushimit, Hamasi kishte liruar katër pengje dhe Izraeli kishte shpëtuar një. Ndërkaq, dy pengje u gjetën të vdekur në Gazë.
Sa i përket 240 palestinezëve të liruar, shumica e tyre ishin adoleshentë që kishin hedhur gurë drejt forcave izraelite gjatë përleshjeve me ta. Po ashtu janë liruar edhe disa gra që ishin dënuar për tentim-sulme ndaj ushtarëve.
Hamasi nisi luftën me sulmet vdekjeprurëse të 7 tetorit në jug të Gazës, gjatë së cilave, radikalët palestinezë vranë afër 1.200 persona dhe morën peng 240 të tjerë.
Që atëherë, nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë mbi 13.300 palestinezë – pothuajse dy e treta e viktimave janë gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi. Mbi tri e katërta e popullsisë së këtij territori janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve dhe sulmeve tokësore të Izraelit, që krijuan një krizë humanitare.
Numri i viktimave në Gazë pritet të jetë më i lartë, pasi autoritetet që nga 11 nëntori nuk kanë përditësuar vazhdimisht të dhënat. Ndërkaq, Izraeli ka thënë se gjatë sulmeve tokësore i janë vrarë 77 ushtarë, ndërsa pretendon se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit, por për këtë pretendim nuk ka ofruar dëshmi. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri