Forcat Mbrojtëse së Izraelit (IDF) kanë publikuar fotografi që pretendojnë se tregojnë një operacion nga forcat speciale në spitalin Al Shifa, spitali më i madh i Gazës.

Fotografitë e natës tregojnë forcat speciale me syze termike. Ushtria izraelite mëngjesin e sotëm se po kryen një operacion “të saktë dhe të shënjestruar” në spitalin Al Shifa, duke shtuar se në kompleksin spitalor ishin futur me forca tokësore dhe tanke, transmeton Telegrafi.


2 50

Në njoftimin për media, ata shtuan se në spital kanë sjellë mjete mjekësore, ushqim për fëmijë dhe inkubatorë. Autenticiteti i fotografive të publikuara nga IDF nuk është konfirmuar ende.

Izraeli pretendon se Hamasi po e përdor spitalin për qëllime ushtarake, ndërsa grupi islamik, përgjegjës për masakrën e rreth 1,400 izraelitëve pesë javë më parë, thotë se kjo nuk është e vërtetë.

3 31

Hamasi pretendon se janë 650 pacientë në spital dhe nga 5 deri në 7 mijë civilë, për të cilët thonë se janë "të rrethuar" dhe "nën zjarrin e vazhdueshëm të snajperëve dhe dronëve izraelitë".

5 24

Grupi islamik pretendon gjithashtu se 40 pacientë, përfshirë tre foshnja, vdiqën në spital në ditët e fundit për shkak të mungesës së karburantit, ujit, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore. /Telegrafi/