Izraeli godet "zemrën e Teheranit" në një valë të re sulmesh, publikon pamjet

Forcat Ajrore Izraelite kanë kryer një valë të re sulmesh ndaj kryeqytetit iranian, Teheranit, sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF).
“Për herë të parë që nga fillimi i Operacionit, IDF po godet objektiva që i përkasin regjimit terrorist iranian në zemër të Teheranit”, thuhet në një deklaratë, një ditë pasi sulmet e përbashkëta me SHBA-në vranë udhëheqësin suprem të Iranit, shkruan CNN.
צפו בתיעוד ראשון מהמטס הרחב של חיל האוויר בלב טהראן
מצורף תיעוד מהדקות האחרונות של השמדת מפקדה של משטר הטרור האיראני בלב טהראן pic.twitter.com/jGSpx0oo2Y
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) March 1, 2026
"Gjatë ditës së kaluar, forcat ajrore izraelite kryen sulme në shkallë të gjerë me qëllim vendosjen e epërsisë ajrore dhe hapjen e rrugës drejt Teheranit", shton deklarata.
Raportimet nga Teherani thonë se ka pasur shpërthime në zona të shumta të qytetit.
לראשונה במבצע ׳שאגת הארי׳: צה״ל תוקף מטרות של משטר הטרור האיראני בלב טהראן
חיל האוויר בהכוונת אמ״ן פתח כעת בגל תקיפות רחב לעבר מטרות של משטר הטרור האיראני בלב טהראן.
במהלך היממה האחרונה, חיל האוויר תקף נרחבות ליצירת עליונות אווירית ופתיחת הדרך לטהראן
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) March 1, 2026
Ndryshe, pas vdekjes së udhëheqësit suprem, po bëhen pyetje se kush është në krye të Iranit.
Ali Larijani, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, tha gjatë natës se sot do të vendoset një udhëheqës i përkohshëm.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë tani me regjimin - a do të shembet ai dhe a do të çojë kjo në një ndryshim të vërtetë? /Telegrafi/













































