Izolimi ju ka shtuar oreksin për ëmbëlsira? Kjo është mënyra si ta përballoni situatën

Izolimi na ka larguar nga ëmbëlsirat që mund t’i konsumonim çdo ditë. E keni të vështirë pa to?
Nëse më parë flinit për orë të tëra, tani e gjeni veten duke u zgjuar disa herë gjatë natës vetëm për të ngrënë ndonjë çokollatë të vogël.
Ka një shpjegim shkencor për këtë: Gjumi i dobët prish një system tonin, përgjegjës për rregullimin e përgjigjes imune, oreksin, metabolizmin dhe më shumë, duke na bërë të kërkojmë ushqime të yndyrshme dhe të ëmbla.
Për shkak të koronavirusit, ju flini pak dhe gjatë kësa kohe, zgjoheni herë pas here. Sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit, gjumi i thellë ndal trupin së krijuari hormone stresi dhe veçanërisht, kortizolin.
Pa këto sinjale kimike për trurin, sistemi juaj vazhdon të ushqejë hormonin e stresit, kulmi i të cilit është në mëngjes dhe pasdite, pra rreth kohës kur ju qetëson sistemin për ta pregatitur për gjumë. Nëse flini keq, hormonet e stresit rriten të nesërmen dhe cikli vazhdon.
Çfarë të bëni?
Përgjigja është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, veçanërisht kur të gjithë jemi në mes të një pandemie të frikshme: Ulni stresin dhe flini mirë.
Këto udhëzime mund t’ju vijnë në ndihmë:
1. Mbani një orar të rregullt të gjumit. Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë dhe ngrihuni në të njëjtën kohë çdo mëngjes.
2. Dilni nga shtëpia për të paktën 15 deri në 30 minuta në ditë.
3. Stërvitja. Edhe ushtrimi “i butë”, siç është ecja, përmirëson gjumin. Por sigurohuni që çdo ushtrim intensiv të mos e bëni para gjumit.
4. Ndaloni së konsumuari kafeinë në orën 3 të pasdites. Kjo përfshin kafe, çaj të zi ose jeshil dhe sodë. Çaji i kamomilit mund t’ju ndihmojë të qetësoheni para gjumit.
5. Bëni një dush të ngrohtë para gjumit.
6. Sigurohuni që dhoma e gjumit të jetë e errët dhe e freskët.
7. Sipas shkencës, ju flini më mirë në temperature të ulëta nga 15 deri në 20 gradë).
8. Relaksoni muskujt para gjumit.
9. Provoni një strategji qetësuese medituese, sugjeron Fondacioni Kombëtar i Gjumit. Provoni frymëmarrje të thellë, yoga ose meditim menjëherë para gjumit.
Joga është veçanërisht e mirë, thonë ekspertët, sepse i përfshin të gjitha: ushtrime të frymëmarrjes, shtrirjes, meditimit dhe forcimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?