LAJMI I FUNDIT:

Iu kundërvu protestuesve në Hong Kong, e pësoi keq burri – e spërkatën me benzinë dhe i vënë zjarrin

Iu kundërvu protestuesve në Hong Kong, e pësoi keq burri – e spërkatën me benzinë dhe i vënë zjarrin

Dhuna në Hong Kong nuk ka të ndalur. Pas publikimit të pamjeve ku shihet se si një zyrtar policor kinez qëllon me revole një protestues që po tentonte të bllokonte rrugët, në internet është shfaqur një video tjetër rrëqethëse.

Bëhet fjalë për një burrë i cili pas një mosmarrëveshje që pati me protestuesit, spërkatet me benzinë në tërë trupin dhe më pas i vihet zjarri, transmeton Telegrafi.


E gjitha filloi kur ai iu kundërvu protestuesve madje duke u thënë se ata”nuk janë kinezë”. Ky veprim me sa duket nuk u pëlqeu atyre, ku dikush nga masa e spërkati me benzinë dhe pa u menduar dy herë i vuri flakën.

Për fat të mirë ai arriti shpejtë ta zhvesh bluzën që iu përfshi nga zjarri, megjithatë është dërguar me urgjencë në spital pasi ka pësuar djegie në disa pjesë të trupit. /Telegrafi/