LAJMI I FUNDIT:

iTV së shpejti në prodhim?

iTV së shpejti në prodhim?

Shefi i Foxconn Terry Gou konfirmoi për China Daily se televizori i Apple do të arrij në një të ardhme të afërt. Thashethemet rreth zhvillimit të televizorit iTV nga Apple janë duke qarkulluar për sa kohë tani, por siç është bërë zakon kur bëhet fjalë për produktet e ardhshëm të kësaj kompanie, deri tani nuk ekzistonin kurrfarë informata zyrtare e as konfirmime.

Terry Gou publikoi se Foxconn qysh tani po punon në përgatitjet për prodhimin e iTV-së, e në përputhje me këtë kompania së voni arriti një joint-venture me prodhuesin japonez Sharp për prodhimin e ekraneve të pajisjes. Rreth vet televizorit për momentin nuk ka shumë informata – thashethemet e deritashme theksojnë shtëpizën nga alumini, ekranin e rezolucionit të lartë dhe sistemin për menaxhim me zë Siri si dhe FaceTime për videothirrjet. Përitet edhe mundësia e lidhjes me shitoren iTunes dhe iCloud, me çka shfrytëzuesit do të kishin qasje në të dhënat e veta dhe përmbajtjet multimediale si dhe mundësinë e thjeshtë të blerjes së përmbajtjeve të reja. /Telegrafi/