Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur në takim një delegacion të investitorëve italianë të shoqëruar nga Giovanni Pontotti – Konsul Nderi i Kosovës në Itali, me të cilët bisedoi për mundësitë e investimeve në Kosovë, specifikisht në sektorin e energjisë.
Me këtë rast, Ministri Lluka ka njoftuar afaristët italianë me mundësitë që ofron vendi për investime të huaja, duke nënvizuar masat që Qeveria ka ndërmarrë në avancimin e kornizës ligjore dhe institucionale për të përmirësuar mjedisin biznesor.
Kreu i MZHE-së ka potencuar se në këtë linjë është edhe Ligji per Investime Strategjike, i cili ka për qëllim nxitjen, tërheqjen dhe krijimin e kushteve për realizimin e investimeve, ku energjia, por jo vetëm, ka prioritet.
Ministri njoftoi afaristët me resurset që ofron vendi në sektorin e energjisë, dhe ftoi ata të investojnë në burimet e ripëtëritshme dhe efiçiencë të energjisë si fusha me potencial të lartë për zhvillim ekonomik.
Nga ana e tyre, investitorët italianë kanë shprehur interesimin e tyre për investime në energji me erë dhe me riciklimin dhe menaxhimin e mbeturinave. Për këtë ata janë dakorduar të aplikojnë si investitorë strategjik, ku investimet priten të jenë rreth 37 milionë euro dhe rreth 100 vende pune. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës