Italia ka nënshkruar një marrëveshje me Algjerinë për të rritur importet e gazit natyror nga ky vend afrikan dhe për të reduktuar varësinë nga Rusia.

Kryeministri italian, Mario Draghi njoftoi të hënën një marrëveshje fillestare për të rritur importet e energjisë nga Algjeria pas një takimi me presidentin e vendit, Abdelmadjid Tebboune në Algjer.


“Qeveritë tona kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunimin dypalësh në sektorin e energjisë”, tha Draghi gjatë një konference për shtyp, raporton cnn.

Screenshot 3 49

“Menjëherë pas pushtimit të Ukrainës kam pohuar se Italia do të vepronte me shpejtësi për të reduktuar varësinë prej gazit rus. Marrëveshja e sotme është një përgjigje e rëndësishme ndaj këtij qëllimi strategjik”, shtoi ai.

Përveç kësaj, Draghi tha se një marrëveshje u nënshkrua midis kompanisë italiane të energjisë Eni dhe kompanisë shtetërore shtetërore të energjisë algjeriane për të zbatuar eksportin e gazit natyror në Itali.

Ndryshe, Italia importon rreth 40 për qind të konsumit të saj total të gazit nga Rusia. /Telegrafi/