LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Në AAK ka disponim për koalicion me PSD-në

Isufi: Në AAK ka disponim për koalicion me PSD-në

Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se nuk është në rregull të thuhet që do të garojmë të vetme në zgjedhje, e të takohen çdo ditë për koalicione të mundshme.

Tha se ftesa e dhomave te specializuara për Ramush Haradinajn ka qenë befasi edhe për vet atë, për çka tha se nuk duhet t’iu mbetet hatri partnerëve të koalicionit që nuk i ka lajmëruar më herët.


“Nuk duhet t’iu mbetet hatri partnerëve të koalicionit që nuk i ka lajmëruar, se menjëherë pas ftesës ai ka marrë vendimin, ka qenë befasi edhe për ne…. janë dhënë dy tri propozime në mbledhje të kryesisë për datën e seancës për shpërndarjen e parlamentit. Reagimi i përfaqësues së BE-së, ka bërë që të vendoset për 22 gusht, sepse arsyetimi i tyre ka qenë që të vendoset kjo datë”, tha Isufi.

Ai la të nënkuptohet se AAK është e gatshme të lidhe koalicion me PSD-në.

“Fushata ka filluar, po shohim lëvizjet që po bëhen, për koalicione janë të çuditshme. Sjellja e PSD-së në raport me interesat e institucioneve dhe qytetarëve na kanë bërë me besuar që mund të bëjmë koalicion”, ka thënë Isufi.

Këto deklarata Isufi i bëri gjatë debatit “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori