Gjeografi Florim Isufi i cili është pjesë e grupit të pavarur të ekspertëve për demarkacionin me Malin e Zi, ka reaguar pas deklaratës së sotme të Komisionit Shtetëror të Demarkacionit.
Ai. në një postim në profilin e tij në Facebook, në fund është nënshkruar së bashku edhe me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqin.
“Komisioni shtetëror me deklaratën e sotme po konfirmon frymën e strukturave politike duke bartur problemin madhore kombëtarë në çështje dytësore dhe personale.
Po harron se detyra e komisionit ka qene analiza e te gjitha fakteve ekzistuese hartografike dhe shtetërore (si është stema zyrtare dhe flamuri zyrtar i Kosovës) dhe gjetja e mundësive për shpëtimin e transferim të territorit në pronësi të Malit të Zi.
Nuk kemi pas rastin ende të dëgjojmë apo të lexojmë ndonjë mendim apo analizë të komisionit shtetërore në lidhje me hartën e zonave kadastrave të KSAK të Kosovës të vitit 1974, me që njëri nga anëtaret e komisionit është udhëheqës i Agjensionit Kadastral të Kosovës, pasardhëse e Drejtorisë për Gjeodezi të KSA të Kosovës që ishte përpilues i kësaj harte.
Në këtë hartë lehtë mund të vërehet se ka shmangie të vijës kufitare në raport me vijën kufitare të shenjëzuar nga komisionit shtetëror. Edhe më herët kemi bëre pyetje dhe kemi kërkuar sqarime zyrtare për interpretimin e kësaj harte dhe validitetin e saj, por nuk po ka përgjigje.
Ne kemi bërë një përshkrim të kësaj harte në mënyrën më profesionale të mundshme, ndërsa mos përgjigjja lenë të konstatohet së harta është zyrtare dhe shumë e besueshme, me që është punuar nga institucioni i vetëm legjitim i specializuar për një aktivitet të tillë në KSA të Kosovës.
Gjithashtu strukturat profesionale të komisionit shtetëror dhe strukturat politike janë shumë të vetëdijshëm se të gjitha planet hapësinore krahinore dhe komunale para 31/12/1988 janë punuar me këto harta.
Gjithashtu valititetin ligjorë këto harta që ne i kemi radhitur në hartat me kufij pjesërisht të cunguara për shkak të mos përfundimit të azhurnimit kadastral mes Kosovës/Serbisë dhe Malit të Zi e konstaton edhe miratimi i tyre në kuvendi krahinor apo kuvendet komunale si dokumente të aprovuara.
Opinioni ka të drejt të informohet me fatin e kësaj harte dhe mos përdorimit të saj në dokumentacionin e komisionit shtetëror dhe në bisedimet me palën malazeze.
Secili duhet ta ketë të qartë se çdo hartë e publikuar dhe e përdorur pas vitit 1988 respektivisht pas vitit 1999 është hartë e imponuara dhe jo përfundimtare, sepse Kosova nuk kishte kufij të demarkuara me asnjë shtet fqinjë, ndërsa fajlli vektorial ishte i imponuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës menjëherë pas vitit 2000.
Prapë nuk ka përgjigje zyrtare nga komisioni shtetëror dhe strukturat tjera udhëheqëse të Kosovës në pyetjen se pse po rritet sipërfaqja e Malit të Zi pas 70 viteve si Republikë socialiste e tani si shtet i pavarur. Ku e morri këtë sipërfaqe dhe pse nuk ka ndonjë sqarim zyrtarë. Këtë e kemi zbuluar ne, ndërsa ishte obligim i komisionit shtetëror të kujdeset për bilancin e sipërfaqe ndërshtetërorë.
Ne edhe një herë konstatojmë se delimitimi i parë i vitit 1945 ishte delimitimi i vetëm legjitim dhe pa probleme, ndërsa nuk kemi gjetur asnjë dokument zyrtarë që ka pas ndërhyrje në të” (sic.), thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës