LAJMI I FUNDIT:

Istogu fiton Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave

Istogu fiton Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave

Istogu është fitues i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Skuadra istogase të shtunën në finale e mposhti Prishtinën me rezultat 31:23.

Ndeshja finale është luajtur në palestrën e qytetit në Istog. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa përfundoi me epërsi të vendaseve (14:11).

Ndërkohë në pjesën e dytë kanë dominuar hendbollistet e skuadrës istogase që kanë rritur vazhdimisht epërsinë. Në fund rezultati ishte 31:23 në të mirë të Istogut.


Istogu në gjysmëfinale kishte kaluar Vushtrrinë, ndërsa Prishtina ishte më e mirë se Ferizaj.

Kapitenia Albina Rugova është shpallur lojtarja më e mirë te Istogu. Te Prishtina më e mira u shpall Aida Stagova.
Rugova e Esma Muratoviq udhëhoqën Istogun me nga 7 gola. Te Prishtina më efikasja ishte Melike Ipçi me 6 gola.

Nga 5 i shënuan Ivana Bojoviq e Stagova.

Kupën kapitenes së Istogut, Albina Rugova ia dorëzoi nënpresidenti i FHK-së, Enis Idrizi.


Istogu – Prishtina 31:23 (14:11)

Istogu: Shatri 1, Venetski, Milatoviq 4, Hetemi 4, Ujkiq 4, Ahmetxhekaj, Shehdadi, Tafilaj 1, Rexhaj, Muratoviq 7, Blakaj, Rugova 7, Berisha 1, Halitaj 1, Ferataj 1, D. Rugova

Prishtina: Uka, Krasniqi, Bojoviq 5, Ipçi 6, Maloku, Mehmeti, Behluli, Kongjeli, Stagova 5, Shala, Kaba, Prapashtica 2, Preniqi, Keita 3, Nivokazi 2


Në trend Sport

Më shumë
Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

La Liga
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Kalo në kategori