Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri shprehet i bindur që zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen sivjet.
Ai thotë se shtatori është fillimi i fundit i qeverisë Haradinaj, derisa vjeshtën e sheh si afatin e duhur për zgjedhje.
Në një intervistë për KosovaPress, ai flet për përgatitjet e mocionit të votëbesimit për Qeverinë dhe incidentet brenda kuvendeve zgjedhore të LDK-së.
Mocioni i mosbesimit për Qeverinë Haradinaj, i iniciuar nga partitë e mëdha opozitare në vend, ende nuk i është dërguar Kuvendit të Kosovës.
Megjithë deklaratat e vazhdueshme të partive opozitare, se duhet shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, meqë kjo qeveri nuk mund të udhëheqë më me vendin, ende nuk ka veprime konkrete për rrëzim të saj.
Sipas Ismet Beqirit, duhen vota shtesë për mocionin e mosbesimit, të cilat shpreson që do të sigurohen në shtator, kur edhe e sheh kohë të përshtatshme për intensifikimin e punës së tyre në drejtim të rrëzimit të Qeverisë.
“Ne gradualisht do të bëjmë përpjekje që pas procesit zgjedhor që shpresoj se do ta kryejmë tërësisht ne do t’i hyjmë punës dhe sigurisht nuk mund të them më herët, por besoj që shtatori është fillimi i fundit të kësaj qeverie, në aspektin e përgatitjeve tona dhe për të proceduar me mocionin, sigurisht do të na duhet ndonjë votë shtesë… 26.54 Jam i bindur që brenda këtij viti do të ketë zgjedhje, vjeshta është afati më i mirë”, thotë Beqiri.
Për Beqirin, është e habitshme kur të tjerët deklarojnë se nuk e rrëzojnë Qeverinë Haradinaj me votat e Listës Serbe.
Ai kujton kohën kur e njëjta qeveri është krijuar duke pritur deputetët e Listës Serbe për votim dhe thotë se të gjitha qeveritë do të zgjidhen me votat e atyre që janë deputetë.
Por, Beqiri thekson se nuk përgatisin mocion me shpresat në Listën Serbe ose në ndonjë marrëveshje me ta.
“Kjo qeveri, qeveritë e kaluara dhe qeveritë në të ardhmen kanë me u zgjedh me votë të gjithë atyre që janë deputet të Kuvendit të Kosovës, sepse kemi në kushtetutë. Të gjithë deputetëve, sepse nuk mund të ja mohosh askujt me votu ose mos me votu nëse është deputet, por ne nuk do të shkojmë në përgatitjen e mocionit duke besuar që do t’i marrim votat e Listës Serbe, ose me marrëveshje me ta, në asnjë rrethanë, por kur shkon mocioni në Kuvend, kushdo që e voton, sigurisht është deputet, sikundër që këtë Qeveri ka votuar Lista Serbe, dhe ju e dini që e kanë prit derisa kanë ardh prej Serbisë kur janë shku atje me negociu Lista serbe, nuk duhet të zhvendoset vëmendja të Lista Serbe, por të problemet që janë shumë të mëdha në këtë keq-qeverisje”, thotë ai.
Beqiri thotë se janë në bisedime me subjektet opozitare, e edhe njerëz që nuk janë në opozitë, lidhur me mocionin e mosbesimit.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, flet edhe për zhvillimet brenda LDK-së dhe zgjedhjet që po mbahen në kuvende.
Sipas tij, LDK-ja e vërtetë nuk është në incidentet, e izoluara, siç i quan ai, të cilat kanë ndodhur kohët e fundit në disa nëndegë.
Beiqiri thotë se dihen me emra personat e subjekteve të tjera politike të cilët kanë hyrë në tubimet e kuvendeve zgjedhore të nëndegëve të LDK-së, me qëllim të dëmtimit të kësaj partie.
“Nuk ka asnjë dyshim që ka pasur edhe pjesëmarrës, pjesëtarë të subjekteve të tjera, ose që nuk i kanë takuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, sidoqoftë, ne na takon të gjithëve me bë përpjekje nëpër degë me i menaxhu situata të tilla, edhe pse është e vështirë, nganjëherë në një masë ku janë 200-300 vetë, mund të infiltrohet kur është dera e hapur mund të hyjë çdo kush… Ne kemi evidenca, në degë të caktuara janë me emra, aty ku ka pas incidente, ka edhe të subjekteve të tjera, nëse vetëm 1 rast është, është interesim i jashtëzakonshëm i subjekteve të tjera për me dëmtu, sepse matjet tregojnë që LDK është subjekt numër 1 në Kosovë, jo vetëm opozitar, por në përgjithësi si parti politike”, thotë Beqiri.
I pyetur se a është zhvendosur vëmendja e LDK-së në proceset brenda partisë, dhe si shkak i kësaj nuk kanë proceduar tutje mocionin e mosbesimit, Beqiri e mohon një gjë të tillë.
Sipas tij, ata që po keq-qeverisin me Kosovën janë të interesuar që të zhvendoset vëmendje në ngjarjet që kanë ndodhur brenda LDK-së, duke bërë përpjekje që të mbulohen skandalet e Qeverisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës