LAJMI I FUNDIT:

Ismajli: Shtabi i Gjilanit do ta mbështesë edhe Qendrën e Shëndetit Mendor me pajisje kundër Covid-19

Ismajli: Shtabi i Gjilanit do ta mbështesë edhe Qendrën e Shëndetit Mendor me pajisje kundër Covid-19

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka vizituar sot Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, ku së bashku me drejtorin dr. Afrim Cana, kanë biseduar rreth problemeve dhe sfidave nëpër të cilat po kalon Gjilani në përballje me coronavirusin.

Po ashtu, Ismajli ka bërë të ditur se e kanë pajisur këtë qendër me maska, dorëza e dezinfektues, ashtu siç kanë bërë edhe me institucione tjera në këtë komunë.


“U njoftova nga Dr. Cana për gjendjen në këtë qendër dhe aktivitetin e madh që bëhet në nivel regjioni nga profesionistët e shëndetësisë në këtë nivel. Komuna e Gjilanit do të jetë afër kësaj Qendre që gjendjen në të cilën jemi me pandeminë dhe përballjen me këtë sëmundje infektive ta kalojmë sa më lehtë. Sikur edhe mbështetjen që kemi dhënë për institucionet tjera si Policinë e Kosovës dhe Spitalin e Përgjithshëm me maska, dorëza dhe dezinfektues edhe në këtë qendër do të jemi asistues sipas nevojës që kanë deri në furnizimin e tyre”, ka thënë Ismajli.

Ismajli ka konfirmuar edhe mbështetjen me pako sociale varësisht nga vlerësimet profesionale të mjekëve të kësaj qendreje që hasin në raste të ndryshme.

Ndërsa, Afrim Cana, drejtor  Qendrës së Shëndetit Mendor, ka thënë se e mbulojnë një territor shumë të gjerë, por situata me pandeminë në të cilën jemi kërkon sipas tij një angazhim dhe përkushtim edhe më të madh në mënyrë që të trajtohen rastet që kanë nevojë.

“Përgëzoj punën e madhe që ka bërë Komuna e Gjilanit në menaxhimin e situatës në përgjithësi duke përfshirë të gjitha aktivitetet që ka ndërmarrë në mënyrë kronoligjike. Është një mesazh i fuqishëm dhe siguri për qytetarët puna që ka bërë niveli lokal në Gjilan. Kudo që kërkohet ndihma ime dhe e Qendrës në këtë faze, ne jemi afër Komunës. Ne me përkushtimin maksimal po punojmë në trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim profesional. Trajtimi shëndetësor i tyre është i nevojshëm me një nivel edhe më të shtuar në këtë kohë të përballjes me pandeminë”, ka thënë Cana. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori