LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Zemaj ka ri-legalizuar krimin duke e shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave

Ismaili: Zemaj ka ri-legalizuar krimin duke e shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dje i ka dhënë hapësirë krimit dhe korrupsionit në shëndetësi, duke e shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ismaili në një konferencë për media, ka thënë se me këtë vendim, Zemaj ka goditur një nga reformat më të mëdha në historinë e shëndetësisë dhe ka ri-legalizuar krimin.

“Ministri Armend Zemaj dje i ka dhënë hapësirë krimit dhe korrupsionit në shëndetësi, duke e shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave. Me këtë vendim, ai ka goditur një nga reformat më të mëdha në historinë e shëndetësisë dhe ka ri-legalizuar krimin. Pas presionit publik, Zemaj ka shfuqizuar sot vendimin e djeshëm të tij, duke krijuar një ekip të ri për ta ndryshuar këtë Udhëzim, i cili ishte hartuar me ekspertë ndërkombëtarë dhe nën mbikëqyrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Krijimi i një ekipi të ri është vetëm një blerje kohe, e cila do të mund të shfrytëzohet nga kompanitë për abuzim me çmimet e barnave. Ky manipulim do t’u kushtojë qytetarëve tanë, të cilët do të vazhdojnë të blejnë barna me çmime më të shtrenjta se qytetarët e shteteve përreth”, ka thënë Ismaili.


Tërhiqet Zemaj, merr vendim të bëhet plotësim-ndryshimi i udhëzimit për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale
Lexo po ashtu Tërhiqet Zemaj, merr vendim të bëhet plotësim-ndryshimi i udhëzimit për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale

Ismaili tha se ky udhëzim që ndihmoi në ndaljen e korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë, ka ruajtur xhepin e qytetarëve dhe ka kthyer dinjitetin e farmacistëve.

Deputeti i PDK-së, tha se për këtë arsye sjellja e Zemajt ndaj këtij Udhëzimi është një fitore e rrjeteve kriminale dhe e grupeve të interesit.

“Kërkoj nga Qeveria që urgjentisht ta jetësojë Udhëzimin Administrativ, të nënshkruar në vitin 2019, e të mos lejohet të shfrytëzohet pandemia për t’i dhënë krahë krimit. Është për t’u përshëndetur reagimi i qytetarëve dhe mediave, organizatave joqeveritare dhe odave profesionale. Është në interesin e qytetarëve që ky reagim të vazhdojë deri në reflektimin e Ministrit Zemaj për të mos lejuar varfërimin e qytetarëve duke blerë barna me çmime shumëfish më të shtrenjta”, tha Isamili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori