LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Thaçi është përçarës i madh, Veseli s’di si u bë pjesë e Universitetit Sheffield

Ismaili: Thaçi është përçarës i madh, Veseli s’di si u bë pjesë e Universitetit Sheffield

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fisnik Ismaili, ka folur për figurave të njohura politike, që aktualisht janë në krye të institucioneve më të larta shtetërore.

Ai duke folur për presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se nuk ka fare respekt për ta.

“Hashim Thaçi ka qenë dhe do të mbetet përçarësi më i madh. Ai ka qenë përçarësi më i madh edhe gjatë luftës. Nuk është që kam pasur respekt ose kam respekt për këtë person. Ai e ka treguar fytyrën e vërtetë përçarëse”, ka shtuar Ismaili.


Në anën tjetër, ai ka folur edhe shefin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke thënë se njohjen e parë me këtë të fundit e ka pasur gjatë studimeve master në Universitetin e Sheffield në Greqi, duke shtuar se është befasuar se si ka përfunduar Veseli aty.

“Të jesh pjesë e atij universiteti, aso kohe duhet ta kishe një anglishte shumë të mirë dhe njohuri tjera, e të cilat Veseli asnjërën nuk e ka. Anglishtja e tij është tepër e dobët. Ai ka qenë tepër i padrejtë me punën e tij në nën tokë edhe gjatë punës së tij mbi tokë dhe si kryetar i Kuvendit”, ka shtuar Ismaili./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori