LAJMI I FUNDIT:

Ismail Kadare, gati me librin e ri

Ismail Kadare, gati me librin e ri

“Shkrimtari Ismail Kadare ‘është sëmurë’ dhe është shtruar në spital”, hapin lajmin e gënjeshtërt shumë portale, megjithatë reagimi është i menjëhershëm. Botuesi Bujar Hudhri nga shtëpia botuese Onufri, reagon si më poshë:

“Kur një budalla hedh një status në ‘Facebook’ si kundërpërgjigje për lajmin e rremë të shkrimtarit të njohur në mediat shqiptare. Ismail Kadare ndodhet në rezidencën e tij verore në Malin e Robit, Golem, Durrës shëndosh e mire sipas tyre.

Jo vetëm që shkrimtari është mirë me shëndet, por ai vjen edhe me lajm të ri e të mbarë. Në Panairin e Librit, edicioni XXI, në nëntor, në Pallatin e Kongreseve ai do të vijë me një libër të ri të quajtur ‘Kur sunduesit grinden’”.