ISIS pret katër koka kurdësh, tri prej tyre gra

Xhihadistët e Shtetit Islamik, i kishin kapur 4 personat në luftimet pranë qytetit sirian të Kobanes. Lajmin e njofton Observatori kombëtar për të drejtat e njeriut, duke nënvizuar që kokat e viktimave, ku tri ishin gra, janë ekspozuar në qytetin Xharablus pas ekzekutimit.
Organizata siriane, shton që forcat e ISIS-it, vazhdojnë të përparojnë nga ana perëndimore drejt Kobanes, pranë kufirit me Turqinë.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpenzuar deri tani një shifër që shkon nga 780 milionë, deri në 930 milionë dollarë për të luftuar ISIS-in në Irak e Siri.
Këtë e raporton Qendra Strategjike për Vlerësimet Buxhetore, sipas të cilës, Uashingtoni, do të shpenzonte nga 200 deri në 320 milionë dollarë në muaj nëse do të zbriste në terren 2 mijë ushtarë.
Ndërsa, nëse trupat do të ishin 5 mijë vetë dhe sulmet ajrore do të bëheshin me një ritëm prej 150 të tillë në muaj, kostoja do të rritej deri në 570 milionë dollarë në muaj. /Telegrafi/


















































