Kur është fjala për atraksionet turistike, të cilat mund të vizitohet në sezone të caktuara, ky ishull në Kinë mund të jetë më i mahnitshmi ndonjëherë.

I quajtur ‘ishulli fatsjellës në formë breshke’, ky masiv shfaqet dhe merr formë një herë në vit, ndërsa qëndron ashtu për një muaj, transmeton Telegrafi.


Ishulli foto 2

Për nëntë muaj të vitit, guri qëndron nën sipërfaqen e lumit Muodaoxi në Chongqing. Me rënien e nivelit të ujit, për dy muaj nisë të shfaqet gradualisht.

Ishulli foto 5

Ky fenomen natyror, e ka bërë këtë zonë shumë të frekuentuar prej vizitorëve, ndërsa koha më e mirë për ta parë është mesi i marsit.

Ishulli foto 3

Prej se është popullarizuar nga mediat, shumë turistë kanë shkuar për ta parë ‘breshkën’ gjigante, që është shenj që sjellë fat dhe mbarësi.

Ishulli foto 4

“Ne vetëm nisemi për këtu, sepse e dimë që breshka ka ardhur”, ka thënë një prej turistëve të shumë. Pos shëtitjeve me anije përreth ishullit, vizitorët ngjiten edhe në kodrat që e rrethojnë, për ta parë formën e veçantë që ka. /Telegrafi/