LAJMI I FUNDIT:

“Ishte vetëm një herë në Bosnje këtë vit”, agjencitë boshnjake të sigurisë nuk kanë informacione se Radoiçiq ka blerë armë në Tuzla

“Ishte vetëm një herë në Bosnje këtë vit”, agjencitë boshnjake të sigurisë nuk kanë informacione se Radoiçiq ka blerë armë në Tuzla

Udhëheqësi i grupit terrorist nga veriu i Kosovës, Milan Radoiçiq, ka qenë në Bosnje dhe Hercegovinë në dy muajt e fundit.

Sipas informacioneve që posedon portali boshnjak “Istraga”, Radoiçiq ka hyrë në Bosnje dhe Hercegovinë vetëm një herë këtë vit, kur në qershor kishte udhëtuar me aeroplan nga Beogradi në Banja Llukë. Dhe kjo është lidhja e vetme direkte e Milan Radoiçiqit me Bosnjën e Hercegovinën këtë vit.

Organet e drejtësisë në Serbi njoftuan  të martën pasdite se Milan Radoiçiq ka deklaruar para prokurorisë ka blerë armë për sulmin në Kosovë afër Tuzlës.


Pas informacioneve nga Prokuroria e Serbisë se Milan Radoiçiq se i ka blerë në Tuzla armët, të cila është përdorur për të sulmuar policinë në Kosovë, ministri Federal i Policisë në BeH, Ramo Isak, ka thënë për “Klix.ba” se ende nuk e dinë nëse kjo është e vërtetë, përcjel Telegrafi.

Bosnja demanton Prokurorinë e Serbisë, thotë se s’është në dijeni që Radojiçiq ka blerë armë atje
Lexo po ashtu Bosnja demanton Prokurorinë e Serbisë, thotë se s’është në dijeni që Radojiçiq ka blerë armë atje

Ai ka thënë se drejtori i Drejtorisë Federale të Policisë (DFP), Vahidin Munjiq, e ka informuar se DFP do të verifikojë nëse janë të vërteta pretendimet se Milan Radoiçiq ka blerë armë në Tuzla.

“Duke pasur parasysh se ne ende nuk e dimë nëse pretendimet për blerjen e pretenduar të armëve në territorin e Bosnjë e Hercegovinës janë të vërteta, nuk mund të jap komente më të sakta në këtë moment”, tha Isak.

Ai shtoi se duhet lejuar organet hetimore të BeH për të përcaktuar gjendjen faktike lidhur me këtë informacion.

Drejtori i DFP, Vahidin Munjiq, foli menjëherë pasi mediat publikuan detajet e paraqitura në seancën e Milan Radoiçiqit për dyshimet e Prokurorisë serbe se ai ka blerë armë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai ka thënë se menjëherë, qysh në mëngjes, do të kërkojë informata zyrtare nga autoritetet e Republikës së Serbisë.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se e ka marrë në pyetje Radoiçiqin, i cili, ditë më parë, pranoi përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë – fshat në pjesën veriore të Kosovës.

pas Prokurorisë, Radoiçiq dyshohet se “ka siguruar armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator”.

Armët i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit – më së shpeshti në paralagjet Bubanj Potok dhe Vërçin, sipas Prokurorisë.

Më pas, ato armë “ai i ka transportuar dhe ruajtur në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte të braktisura dhe pyje”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Sipas saj, i dyshuari e ka mohuar kryerjen e veprave të përmendura penale.

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi më herët se ka kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Radoiçiqit dhe se atij i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Lajme
SHBA drejt miratimit të një rezolute historike për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, Osmani falënderon Kongresin

SHBA drejt miratimit të një rezolute historike për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, Osmani falënderon Kongresin

Lajme
Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Lajme
Përleshen në një diskotekë në Prishtinë 5 vajza, në ikje e sipër aksidentojnë policen

Përleshen në një diskotekë në Prishtinë 5 vajza, në ikje e sipër aksidentojnë policen

Kronika e Zezë
Mexhiti: Me

Mexhiti: Me "One Stop Shop" nisim një histori të re bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Lajme
“Linja e Jetës”: Mos i shpërndani pamjet e gruas që vdiq sot në Prishtinë

“Linja e Jetës”: Mos i shpërndani pamjet e gruas që vdiq sot në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori