Një burrë i identifikuar si Yuseab Woldeab, që ishte prezantuar si taksist, që më pas rrëmbeu dhe përdhunoi një grua në shtëpinë e saj në Plymouth në Angli, është dënuar me 18 vite burgim.

Kamerat e sigurisë patën regjistruar momentin rrëqethës kur burri që u prezantua si taksist, e rrëmbeu dhe më pas e përdhunoi gruan e vetmuar, transmeton Telegrafi.


27-vjeçari kishte bindur gruan 28-vjeçe, se është taksist duke e futur në veturë e më pas përdhunuar në prill të vitit të kaluar, u tha në gjykatën e Plymouth.

2 52

Woldeab është dënuar në dy pikat e aktakuzës për përdhunim dhe rrëmbim. Për përdhunim u dënua me 13 vite burgim, e për rrëmbim 5 vite, duke shkuar kështu numri i viteve që do t’i kalojë prapa grilave në 18.

Gjykatësi tha se Woldeab është “i rrezikshëm”, dhe se përveç 13 viteve i është zgjatur masat e burgimit prej 5 viteve tjera shtesë.

Gjykatësi Peter Johnson, tha se Ministria e Punëve të Brendshme do të vendosë nëse do të deportohet, raporton BBC.

3 38

Në gjykatë është thënë se gruaja ishte nisur drejt shtëpisë së saj, pas një nate me plot alkool me miqtë dhe i kishte dërguar mesazh rrëqethës miqve pas sulmit.

Gjithashtu është bërë e ditur se rrugës për në shtëpi, ajo kishte humbur vetëdijen, kurse kur kishin arritur atje, i akuzuar e kishte shtrirë në shtrat dhe e kishte përdhunuar.

Pasi ishte larguar ai nga dhoma, kjo grua e pafat kishte arritur të largohet nga shtëpia dhe i kishte telefonuar policisë që menjëherë e kishin arrestuar Woldeabin. /Telegrafi/