Kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van dijk, ka thënë se ishte “mungesë respekti” pyetja e Arne Slot rreth thashethemeve që e lidhin Xabi Alonson me punën e tij si trajner i ardhshëm i Reds.

Arne Slot u ul në sallën e shtypit të stadiumit ‘Velodrome’ të martën dhe iu bë një pyetje e mprehtë: nëse Xabi Alonso, me të cilin po lidhet si një zëvendësim i mundshëm i tij, e kishte kontaktuar.


Trajneri holandez, me humor tipik britanik, u përgjigj: "Ai më telefonoi dhe më tha se do të jetë në detyrë pas gjashtë muajsh, ose edhe më shpejt".

Por, jo të gjithë e cilësuan si qesharake këtë. Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, mendon se pyetja i kaloi kufijtë.

Sipas BBC, qendërmbrojtësi foli me gazetarin pas fitores 3-0 të Reds ndaj Marseille në ndeshjen e parafundit të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

"Ajo pyetje ishte mungesë respekti", deklaroi fillimisht Van Dijk.

Mbrojtësi shfrytëzoi rastin për të përqendruar vëmendjen në çështjen në fjalë.

“Kritika është e justifikuar nëse shikoni atë që kemi bërë këtë sezon, veçanërisht krahasuar me sezonin e kaluar. Ka qenë një periudhë e vështirë për lojtarët dhe trajnerin, por ai e ka përballuar mirë”.

Ndryshe, mbrëmja në Marsejë pati një shije të veçantë për holandezin. Ai arriti 350 paraqitje për Liverpoolin, një moment historik që e festoi me një fitore dhe një portë të pastër.

Që nga ajo humbje 1-4 kundër PSV Eindhoven në Ligën e Kampionëve, Liverpooli nuk ka humbur më. Trembëdhjetë ndeshje pa humbje dhe një ndjenjë soliditeti që, këtë herë, nuk la vend për shaka. /Telegrafi/

telegrafi sport app