LAJMI I FUNDIT:

A ishte Man United në dijeni të akuzave për sulm ndaj Antonyt përpara se ata të nënshkruanin me brazilianin

A ishte Man United në dijeni të akuzave për sulm ndaj Antonyt përpara se ata të nënshkruanin me brazilianin

Manchester United nuk ishte në dijeni se një raport i policisë për një sulm të supozuar ndaj një gruaje ishte paraqitur kundër Antony më shumë se tre muaj përpara se klubi të nënshkruante me anësorin brazilian për mbi 100 milionë euro nga Ajax.

Sipas Telegraph, klubi u vu në dijeni për raportin e policisë përmes raportimeve të mediave në Brazil vetëm këtë muaj.

Rayssa de Freitas paraqiti një ankesë në Policinë Civile të Sao Paulos në maj 2022, në të cilën ajo pretendoi se ishte sulmuar nga Antony dhe një grua pas një debati në një makinë pas një nate në Brazil.


De Freitas, një studente e juridikut, pohoi se ajo kishte nevojë për trajtim spitalor në vazhdën e incidentit të supozuar. Antony i mohon akuzat.

Brazili largon nga lista Antonyn mes akuza për dhunë në familje
Lexo po ashtu Brazili largon nga lista Antonyn mes akuza për dhunë në familje

Nga Manchester United thotë se ata kryen kontrolle të duhur për Antonyn gjë që bëjnë me të gjithë objektivat e transferimit përpara se ta nënshkruanin me të, por se hetimet e tyre nuk zbuluan asnjë provë për ndonjë akuzë për abuzim në familje ose përfshirje të policisë në lidhje me lojtarin.

23-vjeçari luajti për dy sezone nën drejtimin e Erik ten Hag, tani trajneri i Man United. Ai u transferua nga Ajax më 1 shtator të vitit të kaluar, duke e bërë atë lojtarin e 13-të më të shtrenjtë në botë në atë kohë.

Manchester United thyen heshtjen dhe reagon pas akuzave për sulm nga Antony ndaj ish-të dashurës së tij
Lexo po ashtu Manchester United thyen heshtjen dhe reagon pas akuzave për sulm nga Antony ndaj ish-të dashurës së tij

Ai aktualisht është i pezulluar nga United, ndërsa po vazhdon ‘luftën’ ndaj akuzave kundër tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori