LAJMI I FUNDIT:

Ishte gjendur ballë për ballë me sulmuesin e Londrës, dëshmitarja tregon fjalët që ia kishte thënë ai! (Video)

Ishte gjendur ballë për ballë me sulmuesin e Londrës, dëshmitarja tregon fjalët që ia kishte thënë ai! (Video)

Një dëshmitare okulare e sulmit terrorist në Londër thotë se ishte gjendur ballë për ballë me sulmuesin Khalid Masood, pasi ai kishte përfshirë me veturën e tij disa këmbësorë në Urën Bridge.

Sipas saj, ai mbante dy thika dhe i kishte thënë asaj që të “qëndronte larg”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Isha duke kaluar rrugën për të shkuar në një dyqan kafeje, dëgjova një përplasje të madhe, një zhurmë të madhe – kam parë prapa meje një veturë, ‘hipte’ përmbi një djalë. Mendova se ishte një aksident veturash”.


Jamil thotë se ajo erdhi në kontakt me një njeri që i kishte thënë asaj “qëndro larg”.

“Kam shikuar në të, kam shikuar në sytë e tij dhe pastaj mjekrën e tij, ai kishte dy thika, më tha ‘Qëndro larg. Qëndro larg’. Pra, në atë kohë kam menduar, ‘Ky nuk është një aksident. Ky është një sulm”.

“Një nga gjërat që pashë në sytë e tij – diçka të çuditshme. Ai veçse kishte vrarë një grua mbi urë – të cilën unë nuk e njihja në atë kohë – ai gati vrau një djalë, ai ishte duke shkuar për të vrarë më shumë”, shtoi ajo.

“Unë ndjehem me fat… mendova se isha me të vërtetë me fat. Ai mund të më kishte therur edhe mua”.

Jamil thotë se pasi kishte parë Masood, ajo shkoi në anën tjetër të rrugës, përcjell Telegrafi.

“Nuk e dija se ku shkoi… Nuk mund ta shihja”.

“Aty ishte një dyqan pranë meje, dy djem ishin duke folur në një kabinë për shitjen e suvenireve. Dhe ata ishin duke thënë se ishte një aksident. Unë u thash atyre: ‘Jo, nuk është aksident. Ky është një sulm, ai kishte thika në duart e tij. Ai do të dëmtojë njerëzit. Ata nuk më besonin mua”.

“Disa sekonda [më vonë] kemi dëgjuar të shtëna, me armë zjarri”.

Numri i viktimave nga sulmi i së mërkurës në Londër ka arritur në katër pas vdekjes së Leslie Rodosit, 75, nga jugu i Londrës.

Masood u qëllua për vdekje nga policia e armatosur, në afërsi të portave të Parlamentit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori