LAJMI I FUNDIT:

Ishte brenda ndërtesës presidenciale ndërsa jashtë u krye një sulm vetëvrasës në Somali, Ivica Daçiq rrëfen ngjarjen

Ishte brenda ndërtesës presidenciale ndërsa jashtë u krye një sulm vetëvrasës në Somali, Ivica Daçiq rrëfen ngjarjen

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ishte në takim me presidentin e Somalisë në pallatin presidencial në Mogadishu, kur para kësaj ndërtese shpërtheu një veturë e mbushur me eksplozivë.

Kështu, së paku shkruan mediumi serbe Kurir.rs, sipas të cilit, Ivica Daçiq u gjend në mes të një sulmi terrorist në Somali.

Siç kanë raportuar mediat e huaja, të paktën gjashtë persona gjetën vdekjen gjatë sulmit, ndërsa 13 të tjerë u plagosën.


Ndryshe, mediumi serb shkruan se delegacioni serb ka qenë në Somali për dy ditë, dhe në ditën e fundit të vizitës së tij, Daçiq ka pasur një takim me presidentin Mohammed Abdulahi Muhamedit.

Lidhur me këtë, është deklaruar edhe vetë Daçiq.

“Ne (këtu në Somali) mezi shpëtuam. Një makinë bombë shpërtheu përpara pallatit presidencial ndërsa ishim në takim. Ka të vdekur në sulm”, citon mediumi serb Daçiqin.

Diplomati shtoi se ata dëgjuan një shpërthim në pallatin presidencial.

Ndërsa vizita në Somali ishte e fundit në axhendën e Daçiqit, sipas një plani të përcaktuar më parë, ai menjëherë u nis për në Serbi pas takimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Kalo në kategori