Jeta shoqërore gjatë muajit të Ramazanit është veçanërisht aktive: besimtarët presin miq ose priten nga të afërm, miq e të njohur.
Ndërkohë, këto vizita janë të përqendruara kryesisht përgjatë kohës së vaktit që ndërpret agjërimin, i cili është një vakt mjaft i bollshëm dhe festiv, ku shërbehen ushqimet më të mira.
Besimtarët agjërojnë gjatë ditës, dhe qëndrojnë zgjuar dhe ushqehen gjatë orëve të mbrëmjes, por pa ushtruar aktivitet fizik. Si pasojë, shumë prej tyre shtojnë në peshë gjatë muajit të Ramazanit, ndërkohë që kontrolli i njerëzve me diabet bëhet më i vështirë për arsye të adoptimit të zakoneve të pashëndetshme të ushqyerjes.
Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë rekomandime për mënyrën e ushqyerjes dhe kujdesin për shëndetin gjatë këtij muaji:
Këtë vit, agjërimi për Ramazanin përkon me një periudhë stinore me ditë të gjata dhe të nxehta. Besimtarët agjërojnë mesatarisht 15-16 orë në ditë. Gjatë orëve të mesditës, pikërisht atëherë kur edhe temperaturat janë më të larta, është e rëndësishme që të qëndroni në një vend të freskët dhe me hije, të mbrojtur nga dielli. Është e rëndësishme që të plotësohen lëngjet që trupi ka humbur gjatë ditës së agjërimit, duke pirë lëngje përpara, gjatë, dhe në fund të vaktit. Uji është pija që rekomandohet në këto raste. Gjithashtu, duhet të shërbehen ushqime të pasura me ujë, të tilla si supat ose sallatat me perime të freskëta.
Rekomandohet ngrënia e syfyrit – një vakt i lehtë përpara fillimit të ditës së agjërimit – çdo ditë; kjo vlen sidomos për grupe të veçanta besimtarësh, të tillë si, të moshuarit, të rinjtë dhe adoleshentët, gratë shtatzëna dhe nënat në periudhën e ushqyerjes me gji, si dhe fëmijët që kanë zgjedhur të agjërojnë. Ky vakt, i cili përbën një mëngjes të lehtë, duhet të përmbajë perime, ushqime të pasura me karbohidrate, të tilla si buka, apo produktet e brumit të grurit, dhe të pasura me proteina, siç janë produktet e qumështit (djathë që nuk është i kripur/gjizë/qumësht dhe/ose vezë, shoqëruar me garniturë frutash ose perimesh të gjelbra).
Gjithashtu, rekomandohet që të mos konsumohen së tepërmi ëmbëlsirat e ofruara pas vaktit të Iftarit. Ëmbëlsirat që përdoren zakonisht gjatë Ramazanit përmbajnë sasi të mëdha të shurupit të sheqerit. Ëmbëlsirat e rekomanduara për konsum janë frutat me përmbajte të lartë uji të tilla si shalqiri ose pjepri, apo edhe ndonjë frutë tjetër i stinës, si p.sh. pjeshkat apo nektarinat.
Besimtarët duhet të përpiqen për të pakësuar konsumin e ushqimeve të bollshme me yndyrë, veçanërisht mishrat e pasura me përbërje dhjamore, ushqimet që përmbajnë brumë pudre ëmbëlsirash, apo me yndyrë/margarinë ose gjalpë të shtuar. Në vend të skuqjes apo fërgimit, është e këshillueshme që të përdoren metoda të tjera gatimi, të tilla si, vlimi në avull, gatimi në salcë, fërgimi me përzierje vaji në një sasi të vogël dhe pjekja.
Është veçanërisht i këshillueshëm kufizimi i ushqimeve që përmbajnë sasi të mëdha kripe, si p.sh., salsiçet, mishi i përpunuar e i kripur dhe produktet e peshkut, ullinjtë dhe turshitë, ushqimet e shpejta dhe të lehta, djathërat e kripur, llojet e ndryshme të biskotave të thata të gatshme, sallatat dhe salcat (si majonezë, mustardë, ketchup). Gjatë përgatitjes së vaktit, rekomandohet ulja sa më shumë që të jetë e mundur e përdorimit të kripës, dhe sigurisht, rekomandohet, madje, edhe largimi i kripores nga tryeza e ngrënies.
Për të përmirësuar shijen e ushqimeve të vaktit, mund të përdoren erëza të ndryshme bimore, të cilat e pasurojnë me aromë dhe shije ushqimin që gatuhet.
Rekomandohet ngrënia ngadalë, dhe në sasi të përshtatshme me nevojat e gjithsecilit. Vaktet e rënduara me ushqim të tepërt shkaktojë urth dhe siklet.
Është gjithashtu e këshillueshme që të mos teprohet duke humbur shumë kohë dhe energji me përgatitjen e shumë gjellëve për Iftarin– vaktin që ndërpret agjërimin; pothuajse gjysma e ushqimeve të përgatitura, shpesh, shkojnë dëm.
Rekomandohen përpjekjet për të lëvizur sa më shumë që të jetë e mundur dhe për të qenë energjikë gjatë mbrëmjeve, për shembull, duke dale rregullisht për një shëtitje të përditshme.
Shembull i një vakt – Iftar
Supë perimesh e gatuar në shtëpi (jo nga përgatesat që tregtohen me supë-pluhur)
Sallatë lakër ose ndonjë lloj sallate me perime të tjera sipas pëlqimit
Perime të mbushura (kungull/patëllxhan/gjethe rrushi)
Gjoks pule i pjekur
Sasi të mjaftueshme uji të pijshëm; ndërkohë që mund të shtohen për të përmirësuar shijen, edhe feta limoni apo gjethe nenexhiku
Shembull i një vakti – Syfyr
Dy feta buke
Omeletë me perime ose vezë të ziera fort
Feta të përgatitura nga dy perime të ndryshme
Gjizë ose djathë me erëza dhe vaj ulliri
Çaj bimor
Sasi të mjaftueshme uji të pijshëm. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
ASH e Selës: Ironizimi me rastin e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, është veprim ofendues dhe i patolerueshëm
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri