"Ishin më të mirët", gazetari Bardh Maxhuni tregon lojtarët më të dalluar të Kosovës në ciklin kualifikues

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për rezultatet e Kosovës dhe Shqipërisë në ciklin kualifikues të Botërorit 2026. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Debati nisi me gazetarin Bardh Maxhuni i cili analizoi ciklin kualifikues të Kosovës si dhe përmendi dy lojtarët që sipas tij ishin më të dalluarit.
“Edhe ky sistem unë besoj që na ka sjellë deri të pozita e dytë, për shkak se e ka nxjerrë më të mirën e disa lojtarëve, që për mua më të mirët në këtë cikël kualifikues kanë qenë Florent Muslija dhe Dion Gallapeni”.
“Florent Muslija për shkak se sistemi 5-3-2 besoj që ia ka dhënë një liri në fushë. Unë e pata fatin të jem në Slloveni me përcjellë ndeshjen veç na e siguroi ‘play-off’-in dhe në çdo moment të lojës e ka kërku topin në mes të linjave”.
“Është edhe rasti kur del përballë me Oblakun, ajo pak edhe meritë e portierit sepse dihet kush është Jan Oblak. Edhe në çdo moment e ka kërkuar topin për ta nisur aksionin dhe ka bërë më të mirën”.
“Dion Gallapeni me Zvicrën u aktivizua në pjesën e dytë pas lëndimit të Paqaradës dhe në atë ndeshje i ka dhënë shenjat e para që nuk frikësohet pavarësisht presionit”.
“Asistimi që ka bërë në ndeshjen ndaj Suedisë ka qenë diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë gazetari Bardh Maxhuni.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/




















































