LAJMI I FUNDIT:

Ishin mbledhur me qindra për të varrosur më të dashurin e tyre, kryetari i Nju Jorkut urdhëron arrestimin e tyre – nuk respektuan distancën sociale

Ishin mbledhur me qindra për të varrosur më të dashurin e tyre, kryetari i Nju Jorkut urdhëron arrestimin e tyre – nuk respektuan distancën sociale

Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Bill De Blasio, u ka bërë thirrje policëve të arrestojnë të gjithë pjesëmarrësit në varrime që janë mbledhur në turma të mëdha, duke mos respektuar distancën sociale dhe kështu kontribuojnë në përhapjen e coronavirusit.

Këto komente i bëri pasi ishte dëshmitarë i qindra qytetarëve që ishin mbledhur në Brooklyn, nga ku pritej të niseshin drejt varrezave për t’i dhënë lamtumirën e fundit më të dashurit të tyre, transmeton Telegrafi.


Ishte pikërisht i pari i qytetit që kishte dalë në vend të ngjarjes që t’i bëjë thirrje turmës të shpërndahen, pasi imazhe të shumta ishin publikuar nëpër rrjete sociale ku shiheshin rabinët në masë të madhe të mbledhur, duke pritur t’i japin lamtumirën e fundit më të dashurit që humbi betejën me coronavirusin.

Fotografitë shfaqin qindra njerëz të mbledhur nëpër rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Rabbi Chaim Mertz, që kishte vdekur si pasojë e virusit COVID-19. E kjo ka alarmuar kryetarin e qytetit por edhe guvernatorin Andrew Cuomo, i cili vazhdimisht ka bërë thirrje të qëndrohet nëpër shtëpi dhe të respektohet distanca sociale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori