LAJMI I FUNDIT:

Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Unitedit, Falcao pranë kalimit befasues te klubi i Liridon Krasniqit

Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Unitedit, Falcao pranë kalimit befasues te klubi i Liridon Krasniqit
(Foto: Getty)

Radamel Falcaos i është ofruar një transferim befasues që mund të çojë në një rol të ri kur t’i përfundojë karriera aktive si futbollist.

Sulmuesi kolumbian aktualisht është pjesë e klubit të La Ligas, Rayo Vallecano. Koha e tij në futbollin evropian mund të marrë fund, mirëpo lista e ofertave për 37-vjeçarin nuk është e shkurtër.

Sipas Marca, klubi malajzian, Johor Darul Ta’zim (JDT), është i interesuar ta transferojë Falcaon në Azi.


Në bazë të njoftimit, klubi i ka ofruar ish-sulmuesit të Manchester Unitedit dhe Chelseat kontratë dyvjeçare për të luajtur në Superligën e Malajzisë.

Falcao si lojtar u Man Utd (Foto: Getty)

Kontrata potenciale do të përfshinte gjithashtu një mundësi për t’u bërë ambasador për ekipin e tij të ri, si dhe shtetin e Johor, pas daljes në pension.

“Mallkimi” mbi numrin 9-të të Chelseat ka dekada që sillet – por a do të jetë Aubameyangu i radhës?
Lexo po ashtu “Mallkimi” mbi numrin 9-të të Chelseat ka dekada që sillet – por a do të jetë Aubameyangu i radhës?

Futbollisti është shumë i interesuar për transferimin, mirëpo JDT ka konkurrencë nga Valencia.

Ndryshe, mesfushori nga Vitia, Liridon Krasniqi është në pronësi të Johor Darul Ta’zim nga viti 2019, mirëpo në vitet e fundit ka qenë i huazuar në klube të ndryshme. Aktualisht, është i huazuar te Terengganu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori