LAJMI I FUNDIT:

Ish studentja e American School of Kosova tregon për përfitimet e të qenurit student në këtë shkollë!

Ish studentja e American School of Kosova tregon për përfitimet e të qenurit student në këtë shkollë!

Shkolla e mesme për shumë prej nesh shënon një ndër tranzicionet e para të një adoleshenti. Shkolla fillore, vendi ku zëmë miqësitë e para dhe krijojmë kujtime te shumta, për mua reflekton një periudhë tejet të lumtur. Duhet ta pranoj që përfundimi i shkollës fillore ngjallte një frikë të madhe tek unë, një vajzë 15 vjeҫare që do niste një rrugëtim krejt të ri me njerëz të panjohur.

Shkruan: Hana Morina, ish studente në American School of Kosova

Me kalimin e kohës mund të them që çdo individ ballafaqohet me pyetje të ndryshme drejtuar vetes dhe së ardhmes së tyre. Përgjigjet e së cilave na orientojnë drejt krijimit të imazhit tonë. Gjithmonë duke iu drejtuar suksesit, e kam shtyrë veten që të jap më të mirën time, e këto ambicie i kam formuar në American School of Kosova. Shkollë kjo për të cilën kemi dëgjuar shumë, por që si një ish studente dua të reflektoj eksperiencën time.

Me një sistem amerikan, të panjohur më parë për mua, frika e ambientimit ka qenë mjaft e pranishme. Fatmirësisht, njohja e gjuhës angleze nga kurset, librat e filmat ka qenë më se e mjaftueshme që unë të mos ndihesha konfuze apo e humbur. Përveç ambientit tejet të ngrohtë dhe stafit mikpritës, thesari i ASK-së janë mësuesit. Për mua ata kanë qenë mentor, miq dhe mbështetës të ëndrrave dhe qëllimeve të mia. Gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar secilin student emocionalisht dhe akademikisht. Mund të them që ASK i kushton shumë rëndësi gjendjes emocionale të nxënësve, ku personalisht gjithmonë jam ndjerë e lirë që të ndaj brengat dhe opinionet e mia me mësuesit, drejtorët dhe psikologen e shkollës.

Mundësia e të studiuarit jashtë Kosovës, është po ashtu një ndër bonuset e të studiuarit në ASK. Me ofrim e klasave AP më janë hapur mundësi të shumta për regjistrim jashtë vendit. Po ashtu, mësimi në mënyrë sistematike dhe më pak të ngarkuar, krijon hapësirë për organizimin e prioriteteve. Një veçanti tjetër pa dyshim është kultivimi i mendimit kritik dhe zhvillimi i aftësive komunikuese, të cilat janë shumë të rëndësishme jo vetëm gjatë jetës studentore por edhe sa i përket krijimit të një karriere mbresëlënëse. Mësimi me anë të projekteve dhe literatura e pasur që përdoret gjatë klasave vetëm përforcojnë larminë e formave të të mësuarit në ASK.

Mësues që reflektojnë profesionalizëm dhe insipirim, stafi i dedikuar dhe ambienti komod e i sigurt janë shtyllat kryesore që e bëjnë ASK një vend ku të shkuarit në shkollë është kënaqësi. Me një karakter mendje hapur, pa paragjykime e diskriminime, ASK është shkolla ku mund ta shfaqësh veten me të gjithë idealet dhe kapacitetet e tua.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Ekonomi
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Petrol Company
Kalo në kategori