LAJMI I FUNDIT:

Ish-shefi i kompanisë Nissan përballet me akuzë të re

Ish-shefi i kompanisë Nissan përballet me akuzë të re

Ish-shefi i kompanisë, Nissan, Carlos Ghosn, është paditur nga prokurorët në Japoni për shkelje të rëndë të besimit.

Kjo është akuza e katërt kundër Ghosn-it, e cila lidhet me pretendimet për keqpërdorim të fondeve të kompanisë.

Aktualisht 65-vjeçari është në mbajtje në Tokio, derisa avokatët e tij pritet të aplikojnë për lirimin e tij me kusht.

Ghosn i cili mohon çdo keqbërje, ka thënë se pretendimet janë rezultat i një komploti kundër tij.

Carlos Ghosn, njeriu që e bëri Renault lider botëror të veturave do të ri-zgjidhet drejtor ekzekutiv i kompanisë
Lexo po ashtu Carlos Ghosn, njeriu që e bëri Renault lider botëror të veturave do të ri-zgjidhet drejtor ekzekutiv i kompanisë

Ai është arrestuar në muajin nëntor dhe ka kaluar 108 ditë në mbajtje. Pasi është liruar më kusht, në pritje të gjykimit, ai është arrestuar sërish në Tokio më 4 prill.

Prokurorët dyshojnë se Ghosn ka kryer pagesa në vlerë të miliarda dollarëve për një bashkëpunëtor të kompanisë Nissan në Oman, mirëpo rreth 5 milionë dollarë amerikanë më pas kanë kaluar në llogarinë e tij.

Mirëpo këtë dhe akuzat tjera kundër tij, Ghosn i ka cilësuar si “thikë pas shpinës” nga ekzekutivi i kompanisë Nissan. /REL/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori