Legjenda e WWE që u kthye në një yll Hollywoodi, Dave Bautista, ka thumbuar së fundmi kolegun e tij, Dwayne 'The Rock' Johnson, i cili njashtu dikur ishte mundës dhe tani është aktor, duke pretenduar se ai ikona nuk është një aktor i mirë.

51-vjeçari ka ndjekur shembullin e njerëzve të tjerë si Great One dhe John Cena në biznesin e filmit pasi kanë lënë ringun e mundjeve, shkruan The Sun.


Pas një fillimi të suksesshëm në karrierë, Bautista u vlerësua gjerësisht për performancën e tij në filmin “Guardians of the Galaxy” dhe fansat tani presin me padurim të shohin filmin e tij më të fundit, “Dune”.

GettyImages 1161348974 1

John Cena gjithashtu po shijon sukses të madh në karrierën filmike.

Por sikur ai, ashtu edhe Bautista kanë ende ca rrugë për të arritur nivelin e The Rock, i cili ishte aktori më i paguar i Hollywood-it vitin e kaluar.

Sidoqoftë, Bautista ka zbuluar se ai nuk mendon se as The Rock e as John Cena janë aktorë të mirë.

GettyImages 1203220022 1

Duke folur për Tampa Bay Times, ai tha: “[The Rock dhe John Cena] janë mundës që u bënë yje të filmit”.

"Unë jam ... diçka tjetër. Unë isha mundës. Tani, unë jam aktor”, tha ai.

Bautista, i cili u kthye për ndeshjen e tij të pensionimit në WrestleMania 35 në vitin 2019 kundër Triple H, vazhdoi: "[The] Rock ishte, në një farë mënyre, një yll filmi para se ai të ishte edhe një yll filmi”.

GettyImages 1187781536

"Ka diçka në lidhje me të që është me të vërtetë e veçantë. Unë kurrë nuk do ta merrja shembull nga ai”.

“A do ta konsideroja një aktor të shkëlqyeshëm? Absolutisht jo”, tha Bautista.

Duke shpjeguar arsyetimin e tij, Bautista shtoi: ”Unë dua role të mira. Nuk më intereson ‘Fast and Furious’ ose ‘Bumblebee’. Nuk është lloji i yllit që dua të jem”, tregon ish-mundësi.

GettyImages 1156180460

“Unë dua të jem në novelën ‘Dune’, dua të punoj me regjisorin Denis Villeneuve. Unë dua të punoj me Sam Mendes dhe Jodie Foster, dua të punoj me fituesit e Çmimeve ‘Oscars’”, ka shtuar Dave.

“Jam krenar që jam aktor i karakterit. Unë dua respekt, besueshmëri dhe edukim”, ka përfunduar ish-mundësi i njohur, i kthyer në aktor. /Telegrafi/