Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë thirrje për kujdes ndaj ndikimeve të huaja në Kosovë dhe rajon, duke theksuar se Rusia dhe Kina nuk kanë për qëllim mirëqenien e shqiptarëve, por ndjekin agjenda të tyre gjeopolitike.
“Shqiptarët në Kosovë dhe rajon duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos përzihen me interesat që Rusia dhe Kina kanë në Ballkan. Këto vende ndjekin agjenda të tyre gjeopolitike dhe nuk synojnë mirëqenien tonë,” ka shkruar Mehaj.
Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, duke i cilësuar si partnerë të qëndrueshëm të Kosovës.
“Rruga jonë është e qartë – të kultivojmë dhe forcojmë marrëdhëniet me SHBA-në dhe NATO-n, partnerë që kanë qenë gjithmonë përkrah nesh në ditët më të vështira,” ka shtuar ai.
Mehaj gjithashtu ka paralajmëruar për rrezikun e përçarjeve që mund të vijnë nga faktorët e huaj, të cilët synojnë të nxisin tensione etnike dhe fetare në Kosovë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e lajmeve të rreme dhe të propagandës së shërbimeve të inteligjencës së huaj.
“Ka forca dhe shërbime të inteligjencës së huaj që janë armiqësore ndaj Kosovës, kombit tonë dhe që nuk e duan të mirën e atdheut tonë. Ato përpiqen të ndezin tensione dhe të krijojnë përçarje përmes temave fetare dhe etnike. Është e rëndësishme që qytetarët të mos i besojnë verbërisht informacioneve të publikuara në media, sepse ka individë që pranojnë para për të përhapur lajme të rreme dhe për të shkaktuar përçarje”, ka paralajmëruar ish-ministri.
Ai ka apeluar që Qeveria e Kosovës të veprojë me maturi dhe vigjilencë përballë këtyre sfidave gjeopolitike, duke përmendur përpjekjet e Serbisë, Rusisë dhe Kinës për të destabilizuar vendin përmes ndikimit mbi qytetarët.
“Qeveria e Kosovës duhet të veprojë me vigjilencë dhe maturi ndaj zhvillimeve gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor. Serbia, Rusia dhe Kina, përveç politikave zyrtare, po përdorin edhe kanalet e diplomacisë publike dhe ndikimin mbi qytetarët brenda Kosovës, qoftë serbë apo shqiptarë qe jan të shitur, për të shprehur pakënaqësi ndaj pushtetit dhe vendit tonë. Madje, ata po tentojnë të nxisin mosbindje ndaj qeverisë përmes lëvizjeve antifetare”, ka shkruar Mehaj.
Në përfundim, Mehaj ka theksuar se e ardhmja e Kosovës varet nga uniteti dhe bashkëpunimi i qytetarëve, ndërsa ka bërë thirrje për angazhim më të madh diplomatik për rritjen e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

DPHM: Edhe gjatë javës së ardhshme do të kemi mot të ngrohtë, reshje shiu priten vetëm të enjten

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja