Në një intervistë për portalin Volkskrant në Holandë, ish menaxheri i Ajaxit në vitet 1997-2013, David Endt, ka folur për largimin e Frank De Boer nga Interi.

Sipas tij Interi nuk është gjë tjetër veçse një prostitutë e veshur bukur.


“Interi është sikurse një divë e veshur bukur me një fustan zi dhe kaltër, por ne realitet nuk është gjë tjetër veçse një prostitutë”.

"Ishe e qartë që në fillim, që Frank de Boer, për shkak të prejardhjes dhe stilit të tij holandez nuk do të kishte shumë shanse”.

“Unë kam pasur kontakt me Frankun dhe e kam paralajmëruar për çmendurinë e botës së Interit, ambicia është shumë e madhe te Interi”.

“Ky klub është emër i madh në botën e futbollit dhe normalisht që ai ishte i tunduar pasi kishe mundësinë të punonte për një kompani të tillë. Unë e kuptoj”

Endt ka thënë se në këtë gjë ka faj edhe Manicini që e ka bërë fazën përgatitore. /Telegrafi/

telegrafi sport app