LAJMI I FUNDIT:

Ish-legjenda e Manchester United kritikon Ten Hag për përpjekjet e tij për të shitur yllin e skuadrës

Ish-legjenda e Manchester United kritikon Ten Hag për përpjekjet e tij për të shitur yllin e skuadrës

Peter Schmeichel ka vënë në pikëpyetje vendimin e Erik Ten Hag për të mos përdorur më shpesh skocezin Scott McTominay, pasi ky i fundit u fut në lojë nga banka rezervë ndaj Brentfordit dhe i udhëhoqi drejt një fitoreje dramatike në minutat e fundit.

McTominay u fut në fushë tre minuta pa përfunduar koha e rregullt dhe shënoi dy gola në momentet finale të ndeshjes për të përmbysur rezultatin në favor të “Djajve të Kuq” dhe duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme.

“Ai e ka aftësinë për ta bërë këtë. Nuk e kuptoj se çfarë janë duke bërë stafi i trajnerëve. McTominay ishte në shitje gjatë tërë verës dhe unë nuk e kuptoj këtë”, ka thënë Schmeichel në një intervistë.


Tutje, ai tha se klubi ka nevojë për lojtar si McTominay që mund të luajnë në pozita të ndryshme dhe të ndryshojë rrjedhën e lojës.

Ten Hag tregon se kush mund ta nxjerrë Man United nga kriza që e ka kapluar
Lexo po ashtu Ten Hag tregon se kush mund ta nxjerrë Man United nga kriza që e ka kapluar

“Ai është një lojtar fantastik, ju keni nevojë për lojtarë të dobishëm, për lojtarë që mund të luajnë në pozicione të ndryshme dhe që mund të vijnë nga pankina dhe të ndryshojnë rrjedhën e lojës dhe ai është padyshim një prej tyre”, përfundoi danezi.

McTominay ishte i lidhur me një largim nga “Old Trafford” për pjesën më të madhe të verës, derisa United mori një vendim për të mbajtur skocezin në ekip krejt në fund të afatit kalimtar.

Megjithatë, transferimi i  Sofyan Amrabat solli edhe më shumë konkurrencë për  një vend në mesfushë aty ku ka emra si  Casemiro, Christian Eriksen, Mason Mount dhe Bruno Fernandes.

Për shkak të konkurrencës së madhe, McTominay ka startuar në vetëm dy ndeshje në Ligën Premier deri më tani këtë sezon, të dyja para se Amrabat të kishte bërë debutimin e tij të plotë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori