Vazhdojnë debatet nëse është e nevojshme apo jo një lejim i një tjetër tërheqje të mjeteve nga Trusti.
Së fundmi ish-kryetari i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Ymer Havolli, është shprehur kundër një tërheqje tjetër të mjeteve nga Trusti.
Havolli ka thënë se kursimet e Trustit janë asete të atyre që i kanë kursyer ato mjete, derisa sipas tij politikanët të gjejnë rrugëdalje te Kursimet Pensionale.
“Duhet të shmangim praktikën e presionit që sa herë që nevojiten para qoftë për kriza, qoftë për ndonjë aktivitet ekonomik, t’i mësyhet kursimeve të kontribuuesve në Trust. Nuk ka asnjë arsye që politikanët, duke i ngritur çështje të llojllojshme socio-ekonomike të kërkojnë rrugëdalje te Kursimet Pensionale. Këto kursime i përkasin vetëm atyre që i kanë kursyer, me një qëllim të vetëm për moshën e tretë të jetës së tyre. Prandaj, nuk kemi nevojë të ndjekim rrugën ti tipit – prish shtëpi e mbaro hajat – e nga kursimtarët të krijojmë raste sociale me barrë edhe për shtetin edhe për familjet e tyre”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Me strategjinë e investimeve që ka ndërtuar Trusti ndër vite ka ndërtuar një portfoljo të këtyre kursimeve për investime në Kosovë. Këto investime janë bërë nëpërmjet Bonove të Thesarit, mjete të cilat Qeveria i ka përdor në bazë të prioriteteve që ka pasur”.
Ish-kryetari i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale deri më tani rreth 500 milionë euro nga mjetet e Trustit janë investuar në Kosovë.
“Deri më tani, për aq sa kam përcjellur, mjete nga Trustit të investuara në Kosovë janë rreth 500 milion euro ose përafërsisht 25% nga kursimet e përgjithshme. Të drejtën për investime dhe menaxhim nga Kuvendi ekskluzivisht e ka bordi. Vlerësoj se ky bord nuk duhet të hesht karshi këtyre iniciativave dhe as menaxhmenti. Ndërkaq kursyesit në këtë fond duhet të kërkojnë rezultatet e arritura nga këto investime në Kosovë”, ka shkruar Havolli.
PDK dhe AAK janë shprehur pro që të lejohet edhe një tjetër tërheqje e parave nga Trusti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite