LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeministri i Serbisë: Kudo që Vuçiq, Daçiq, Vulin, Milosheviq e Sheshel ‘mbronin serbët’, nuk ka më serbë

Ish-kryeministri i Serbisë: Kudo që Vuçiq, Daçiq, Vulin, Milosheviq e Sheshel ‘mbronin serbët’, nuk ka më serbë

Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq ka ardhur me disa deklarata të forta në drejtim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por ish-kryeministri i Serbisë, nuk ka përmendur vetëm presidentin e tashëm, Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Ai për “gjendjen e serbëve” i ka fajësuar edhe disa figura të tjera politike të dikurshme e të tanishme në Serbi, përfshirë edhe kriminelin serb, Sllobodan Millosheviq, pastaj lideri i radikalëve Vojisllav Sheshelin, ish zëdhënësin e Millosheviqit, Ivica Daçiqin dhe Aleksandar Vulinin, ministër i tashëm në pushtet së bashku me Vuciqin.


Ish-kryeministri i Serbisë: Vuçiqi vetë nënshkroi marrëveshjen me Kosovën për targat
Lexo po ashtu Ish-kryeministri i Serbisë: Vuçiqi vetë nënshkroi marrëveshjen me Kosovën për targat

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, përkatësisht “vendosjen e reciprocitetit për targat e automjeteve”, Zhivkoviq ka thënë se Vuçiq tani po përpiqet të luajë “shpëtimtarin e serbëve”.

“… Por ne jemi dëshmitarë se kudo që Vuçiq, (Ivica) Daçiq dhe (Aleksandar) Vulin, si dhe mentorët e tyre Milosheviq dhe Sheshel, mbronin serbët, nuk ka më serbë”, ka thënë ndër tjerash Zhivkoviq.

Ndërkohë Zhivkoviq, i cili është edhe ish-kryetar i Partisë së Re, i tha Danas se “çdo surprizë e autoriteteve në Beograd” në lidhje me aksionin e policisë së Kosovës në veri të Kosovës dhe konfiskimin e targave të “KS” në kalimet me Serbinë, “mund të nënkuptojë vetëm se pas pesë vjetësh, Vuçiq e kuptoi se kishte bërë një gabim kur nënshkroi dokumentin” dhe se ishte “vetëm faji i tij”.

Ai ka thënë se zëvendësimi i targave “KS” nga autoritetet e Kosovës ishte “pjesë e marrëveshjes” që (Aleksandër) Vuçiq nënshkroi me autoritetet e Kosovës, pesë vjet më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori