Ish-drejtori i sportit i Romës, Gianluca Petrachi ka konfirmuar se 'Juventusi është i dashuruar me Nicolo Zaniolo.

Zaniolo është njëri nga lojtarët më të mirë italian të viteve të fundit dhe klubet elitare evropiane interesohen për transferimin e tij, edhe pse i lënduar rëndë.


Mesfushori me tipare sulmuese pëlqehet shumë nga rivalët e Juventusit, të cilët disa herë kanë tentuar transferimin e tij.

Petrachi ka folur rreth kësaj teme dhe konfirmoi se Zaniolo jo vetëm që kërkohet, por edhe dashurohet nga Juventusi.

“Sa i përket Zaniolon, Juventusi ka qenë gjithmonë i dashuruar me të”, ka thënë fillimisht Petrachi për Sportitalia.

“Ai është një talent i pastër. Ai gjithmonë është sjellë mirë kur unë kam qenë në klub”.

“Ai po bëhet më i pjekur. Ai duket më i vjetër se mosha e tij, ai gjithashtu kapërceu vështirësi të rëndësishme personale”, përfundoi ish-drejtori sportiv i Romës. /Telegrafi/

telegrafi sport app