LAJMI I FUNDIT:

Ish-basketbollisti i NBA-së, Jiri Welsch viziton Kosovën

Ish-basketbollisti i NBA-së, Jiri Welsch viziton Kosovën

Ish-basketbollisti i njohur i NBA-së, Jiri Welsch ndodhet në vizitë në Kosovë, ku qëllimi kryesor është fillimi i Junior NBA Kosova.

Welsch ka karrierë të pasur në ligën më të fortë në botë dhe në ligat evropiane. Welsch është 42 vjeçar, i cili ka përfaqësuar Republikën e Çekisë.

Ai karrierën e filloi në skuadrën Pardubice, për të vazhduar më pas në Sparta Praga dhe Union Olimpija.


Nga viti 2002 deri më 2006 luajti në NBA, për skuadrat Golden State Warriois, Boston Celtics, Cleveland Cavaliers dhe Milwaukee Bucks. Karrierën e vazhdoi në Evropë, te skuadrat Unicaja Malaga, Estudiantes Madrid, Spirou Charleoi, ČEZ Nymburk dhe e përfundoi aty ku e filloi në Pardubice.

Ai fitoi një herë Ligën Adriatike, u zgjodh tri herë basketbollisti më i mirë në Çeki, ka fituar tri herë Ligën e Çekisë, dy herë Kupën e Çekisë, një herë kampion i Sllovenisë, dy herë Kupën e Sllovenisë dhe një herë u shpall MVP i Kupës në Slloveni.

Jiri Welsch gjatë ditës së sotme do të ketë një drekë pune me Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku dhe përgjegjësin e Junior NBA për Kosovë, Adrian Carrion, e më pas takim me Kryetarin e FBK-së, Arben Fetahu, ndërsa më pas do të ketë një stërvitje me djem dhe vajza (të lindur 2009-2010-2011).

Të martën do të jetë pjesëmarrës në hedhjen e shortit për fillimin e Ligës Junior NBA Kosova.

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori