LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori Edon Cana: Kjo qeveri do t’ia humbas Kosovës 10 vjet

Ish-ambasadori Edon Cana: Kjo qeveri do t’ia humbas Kosovës 10 vjet

Edon Cana, ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari ka thënë se jemi në një situatë mjaftë serioze, e cila sipas tij do të prodhojë pasoja një dekadëshe për Kosovën.

Cana ka thënë se kjo qeveri do t’ia humbas 10 vite Kosovës.


“Këta do t’ia humbasin Kosovës 10 vjet dhe do të kthehemi prapë në pikën zero”, ka thënë ai.

“Kjo si rrjedhojë e pamaturisë, mungesës së vizionit dhe kalkulimit strategjik me aleatët tanë, gjë që nuk ka ndodhur që nga përfundimi i luftës”, ka thënë Cana duke shtjelluar se kemi të bëjmë me një politikë “të cilën vetëm një njëri e udhëheq”, ka shtuar ai në RTV Dukagjini.

Cana ka thënë tutje se kryeministri Kurti është ai që po e udhëheq vendin derisa presidentja Osmani nuk po e përfill rolin e vet kushtetues.

“Presidentja ka obligim kushtetues t’a mbrojë në aspektin apolitik pozitën e Republikës së Kosovës”, ka shtuar Cana duke theksuar se presidentja Osmani “është një notere e tij (Kurtit)”.

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari ka theksuar se Kurti i ka bashkuar të gjithë aleatët euroatlantikë kundër Kosovës. “Në këtë situatë ajo çfarë nuk mund të ëndërronte Vuçiqi ajo i ka ndodhur, një problem politik është shndërruar në një problem të sigurisë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori