LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori amerikan në Beograd: Serbia nuk duhet të pranojë asnjë favor për integrimin në BE, në shkëmbim të krijimit të FAK-ut

Ish-ambasadori amerikan në Beograd: Serbia nuk duhet të pranojë asnjë favor për integrimin në BE, në shkëmbim të krijimit të FAK-ut

Serbia për asnjë çmim nuk duhet të pranojë asnjë favor rreth integrimit në Bashkimin Evropian nëse si kusht është formimi i ushtrisë së Kosovës, tha ish ambasadori i SHBA-së në Serbi, William Montgomery.

“Ç’është shumë, është shumë”, u përgjigj Montgomery në pyetjen e Tanjugut pas mesazheve të zyrtarit të Departamentit të Shtetit, Michaels, duke përfshirë mbështetjen e hapur të amerikanëve rreth krijimit të Ushtrisë së Kosovës.


Serbia duhet të insistojë në pozitat primare të Perëndimit rreth çështjes së ushtrisë së Kosovës – dhe ky duhet të jetë një kundërshtim i fortë për formimin e saj.

Montgomery rikujton se ai vetë ka qenë i përfshirë në çështjen e Kosovës për vite të tëra dhe se kujton se si Perëndimi i rezistoi fuqishëm çdo formimi të ushtrisë së Kosovës.

“Ne e dinim shumë mirë që ish-luftëtarët e UÇK-së do të ishin pjesë e saj dhe se formimi i një grupi të vërtetë shumë-etnik do të ishte i pamundur. Nuk është rastësi që thuhet se mund të krijohet vetëm sipas Kushtetutës së Kosovës”, tha Montgomery, për Tanjug, përcjell Telegrafi.

Për këtë arsye, thotë ai, “me keqardhje të madhe e shoh se shqiptarët e Kosovës kanë arritur të largojnë këtë rezistencë të ndërkombëtarëve” dhe se “ne kemi ndryshuar qëndrimin dhe kemi filluar me pranimin pa dëshirë të këtyre forcave të armatosura”, tha diplomati i SHBA-së.

“Këshilla ime ndaj qeverisë serbe do të ishte të thonin,” Jo, jo jo, jo.” Dhe për të mbajtur Perëndimin në pozitat udhëheqëse në raport me Ushtrinë e Kosovës. Nëse kjo do të thotë fundi i përparimit në procesin e pranimit në BE, atëherë le të jetë kështu”, thotë ai.

“Përfundimi i koncesioneve nuk do t’i japë fund presionit të panevojshëm nga BE dhe as ajo nuk do të duhet të jetë më shumë solidare në raport me shqiptarët e Kosovës. Çka është shumë, është shumë “, përfundoi William Montgomery.

Ndërkaq, Montgomery njihet si bashkëpunues me partitë në Serbi. Në vitin 2012, ish-ambasadori kishte “disa biseda me anëtarët e SNS”, “rekomandime për Partinë Progresiste Serbe” dhe “biseda sporadike me udhëheqësit politikë, diplomatët dhe të tjerët në rajon”.

“Puna ime për Partinë Progresive Serbe – Montgomeri i tha Departamentit të Drejtësisë – ka qenë shumë e kufizuar. Ndoshta një orë në muaj “,kishte thënë William Montgomery. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori