LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori amerikan, Delawie: Mosmarrëveshja nuk ka të bëjë me targat, por me refuzimin e Serbisë për ta njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës

Ish-ambasadori amerikan, Delawie: Mosmarrëveshja nuk ka të bëjë me targat, por me refuzimin e Serbisë për ta njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, beson se thelbi i tensionit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë targat, por, siç tha ai, refuzimi i autoriteteve serbe për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, pothuajse 25 vjet pas luftës.

Delawie i bëri këto komente në intervistë pë Zërin e Amerikës (në gjuhën serbe), duke thënë se zyrtarët e minoritetit serb janë nën trysninë e qeverisë serbe, e cila kontrollon pjesëmarrjen ose mungesën e tyre në institucionet e Kosovës, për të nxitur reagimin negativ të qeverisë së Kosovës.

Cili është komenti juaj për zhvillimet gjatë ditëve të fundit në lidhje mes Serbinë dhe Kosovën?


Delawie: Mosmarrëveshja në të vërtetë nuk ka të bëjë me targat, por me refuzimin e Qeverisë serbe për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, rreth 25 vjet pas luftës së suksesshme të Kosovës për pavarësi.

A mendoni se protesta e minoritetit serb është e arsyeshme?

Delawie: Do të ishte në interesin e serbëve të Kosovës që zyrtarët e tyre të vazhdonin të merrnin pjesë në institucionet qeveritare të Kosovës.

Si e shihni vendimin e serbëve për të pezulluar pjesëmarrjen në qeverinë dhe institucionet e Kosovës?

Delawie: Zyrtarët e minoritetit serb janë nën trysninë e Qeverisë serbe, e cila kontrollon pjesëmarrjen ose mungesën e tyre në institucionet e Kosovës, për të nxitur reagimin negativ të Qeverisë së Kosovës.

Si e keni parë iniciativën për shtyrjen e vendimit për targat me dhjetë muaj dhe reagimin e qeverisë së Kosovës për të mos e pranuar atë?

Delawie: Një shtyrje do të kishte më shumë kuptim nëse do të ishte pjesë e një marrëveshjeje që të dyja palët të binin dakord ta zbatonin.

A keni njohuri për propozimin franko-gjerman për dialogun dhe si mund të kontribuojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes?

Delawie: Jo, nuk kam njohuri. Megjithatë, kam besim si në aftësinë ashtu edhe në motivimin e qeverive franceze dhe gjermane për të hartuar një iniciativë të re për të zgjidhur një nga pengesat më të rëndësishme që qëndron në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore.

Çfarë pasojash do të krijonin tensionet e reja ndaj dialogut?

Delawie: Tensioni nuk kontribuon në përparimin e dialogut. Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia e ka rritur nivelin e tensionit në të gjithë Evropën. Është detyrë e qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të punojnë drejt uljes dhe jo rritjes së tensioneve. Popujt e Ballkanit Perëndimor në Kosovë dhe Serbi meritojnë një të ardhme evropiane. Ata mund të kenë një të tillë vetëm nëse udhëheqja e të dyja vendeve vendos paqen dhe zhvillimin politik dhe ekonomik si qëllim të tyre. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori