LAJMI I FUNDIT:

Ischinger i shqetësuar me situatën në veri: A është e vetëdijshme Serbia se nxitja e dhunës e pamundëson procesin e anëtarësimit në BE

Ischinger i shqetësuar me situatën në veri: A është e vetëdijshme Serbia se nxitja e dhunës e pamundëson procesin e anëtarësimit në BE

Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Wofgang Ischinger është shprehur i shqetësuar me situatën e tensionuar në veri të vendit.

Ai në një postim në Twitter shkruan se veprimi i Bashkimit Evropian është urgjent, ndërsa shtron pyetjen nëse Serbia është e vetëdijshme që nxitja e dhunës në Kosovë do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE.

“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprimi/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE”, shkruan Ischinger, raporton Telegrafi.



Lidhur me gjendjen e sigurisë në veri dhe vendosjen e barrikadave të enjten mbajti një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se barrikadat në veri kanë humbur kuptimin.

Ndërkaq, komandanti i KFOR-it Angelo Michele Ristuccia të premten në mbrëmje tha se duhet të shmanget shfaqja provokuese e forcës dhe zgjidhja duhet përmes dialogut.

Gjenerali Ristuccia thotë se ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces.

“Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve”, thuhet në komunikatën e komandantit të KFOR-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori