LAJMI I FUNDIT:

Isak Vorguçiq tregon për mungesën e gazetarëve dhe sfidat e mediave në gjuhën serbe në Kosovë

Isak Vorguçiq tregon për mungesën e gazetarëve dhe sfidat e mediave në gjuhën serbe në Kosovë

Në episodin e tetë në “Përballje Podcast” është diskutuar roli, përgjegjësia, raportimi dhe situata e mediave edhe tek komunitetet në Kosovë, ata serbë, boshnjakë, turq, etj.

Isak Vorguçiq drejtor nga “RTV KIM” në Çagllavicë tha se ky medium lokal në gjuhën serbe ka kaluar tashmë 24 vjet prej kur ka filluar operimin në vitin 2000.

“Ideja e themelimit ka qenë që të ofrohen informata të pavarura mbi zhvillimet në Kosovë, nga një media kosovare në gjuhën serbe. Në atë kohë gjithsesi që kanë qenë më të pranishme mediat nga Serbia, pra njerëzit kanë dëgjuar informatat që kanë ardhur nga atje, si dhe nuk kanë qenë aq të zhvilluara mediat e Kosovës në gjuhën serbe. Kemi pasur Radio Prishtinën, e cila e ka hapur një redaksi në Graçanicë, e cila punon edhe sot, por si ta them, nuk e konsideroj gazetari e pavarur, ekzistojnë ndikime të ndryshme”, ka thënë ai.



www.youtube.com

Sipas tij, ideja ka qenë që të bëjnë diçka që do të ishte e pavarur.

“Para 20 e më shumë vitesh, në vitet 2000, dallimi sipas meje është në atë që ka pasur më shumë njerëz, gazetarë, në dispozicion, por edhe njerëz që kanë pasur deponim që të merren me gazetari, apo të mësojnë për gazetarinë, para se gjithash në redaksitë informative, jo argëtuese. Ajo që kemi sot është një deficit i madh”, ka thënë ai.

Ai thotë se sot ka mungesë të gazetarëve.

“Është tejet vështirë të gjendet dikush që dëshiron të merret me gazetari, pra nuk është më, do ta thosha unë, profesion i popullarizuar, e në fund të fundit, e shihni që nuk është vetëm tek mediat në serbisht, shumë gazetarë shqiptarë kanë kaluar në institucione, në politikë etj etj”, tha ai, shkruan Telegrafi.

Ai ka folur edhe për sfidat në mediat në gjuhën serbe në Kosovë.

“Mua më duket që ndodh ajo që ndodh rëndom, që sfida kryesore për mediat të cilat merren me informata, me zhvillimet ditore, ato politike, sfidat kryesore lidhen me udhëheqësinë politike dhe prijësit e institucioneve shtetërore, pra janë sfidat më të mëdha. E këto janë edhe burimet kryesore të lajmeve të rreme”…., ka thënë ai.

Në këtë seri të tetë episodeve të para të podcastave janë diskutuar tema për dezinformimin, keqinformimin, edukimin medial, qëndrueshmërinë e mediave, raportimin në baza etnike etj.

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq
Lexo po ashtu Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

“Përballje Podcast” është realizuar me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori