LAJMI I FUNDIT:

Ironizon Agron Halitaj: Punët ne i kemi llugë, por kryesorja që Turqia ka nevojë për dijen tonë!

Ironizon Agron Halitaj: Punët ne i kemi llugë, por kryesorja që Turqia ka nevojë për dijen tonë!

Drejtori i informacionit në Tribuna Channel, Agron Halitaj, përmes një statusi në Facebook, ka ironizuar me interpretimet e shumta, të të gjitha ekstremeve, përkitazi me situatën në Turqi – pas tentimit të dështuar për grusht shteti. Ndaj, “propozon” të angazhohet një ekip përkthyesish shqip-turqisht, “mos me shku huq kjo shkrirje mendsh”. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Analiza, gjykime, paragjykime, dekonspirime, udhëzime e parashikime për situatën në Turqi, bëhen aq lehtësisht sa të krijohet përshtypja se kolektivisht jemi të gjithëdijshmitë e botës.


S’do t’kish qenë keq, t’paktën këta që janë për disa nuanca më vizionarë, me u zhvendosë për pak ditë në Ankara, për ta ndihmu nga afër popullin turk me kapërcy këtë sfidë të rëndë!

Nëse kjo s’është e mundshme, bile me e angazhu një ekip përkthyesish ‘shqip- turqisht’, që mos me shku huq gjithë këto shkrirje mendësh!

Turqia ka nevojë për ndihmë, prandaj krejt çka mund të bëjmë ne n’këtë rast është t’ia ofrojmë dijen tonë?

Çka ka lidhje që punët tona i kemi llugë?” (sic.), ka shkruar ai.