LAJMI I FUNDIT:

Irina Shayk, në një shëtitje me vajzën e saj: E zeza i ka dominuar kohët e fundit veshjet e saj

Irina Shayk, në një shëtitje me vajzën e saj: E zeza i ka dominuar kohët e fundit veshjet e saj

Irina Shayk shumë shpesh shfaqet me të bijën Lea dhe se paparacët e fotografuan duke shëtitur në Nju-Jork

Kohët e fundit shumica e ekspertëve të modës komentojnë se stili i kësaj manekineje është bërë i diskutueshëm, duke qenë se më së shumti shfaqet në publikime të relaksuara.


Gjykuar sipas kombinimeve të saj, Irina tashmë po tregon që ndihet bukur në rrobat që i vesh, transmeton Telegrafi.

Po kështu edhe këtë herë ka veshur një tutë të zezë mbi të cilën ka pasur një xhaketë superdimesionale.

Gjithashtu, ajo ka mbathur çizme lëkure dhe ka bartur një çantë të së njëjtës ngjyrë, ndërsa syzet futuriste janë bërë shenjë mbrojtëse e saj.

Vajza e saj Lea kishte veshur një fustan rozë, geta të bardha, një xhaketë jeshile ulliri dhe çizme të zeza.

/Telegrafi/