Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit, kanë njoftuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Bëhet e ditur se alarmet janë aktivizuar në disa zona në veri të vendit, shkruan skynews.


"Forcat ajrore po punojnë për të kapur dhe sulmuar kudo që është e nevojshme për të eliminuar kërcënimin”, tha IDF.

"Mbrojtja nuk është hermetike dhe për këtë arsye udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm duhet të vazhdojnë të zbatohen."

Ndryshe, Netanyahu së fundmi zbuloi dy qëllimet e Izraelit në Iran.

“Ne jemi në rrugën e duhur për të arritur dy qëllimet tona: eliminimin e kërcënimit bërthamor dhe eliminimin e kërcënimit me raketa", tha ai. /Telegrafi/